E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxi Rodriguez mbetet në Liverpool

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 15:19

Maxi Rodriguez nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Mesfushori argjentinas kishte arritur tek Reds gjatë janarit të vitit 2010 nga Atletico Madrid.

Në sezonin e tij të parë qëndroi në bankën rezervë, por së fundmi është bërë pjesë e rregullt dhe i rëndësishëm për ekipin e menaxherit Kenny Dalglish. Në ndeshjet e fundit, ai ka realizuar 4 gola dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij.

“Ndihem shumë mirë këtu. Njerëzit po më trajtojnë mirë. Jeta këtu është më ndryshe, pasi kaloja 9 vjet në Spanjë, por po e shijoj këtë moment. Nuk kam kurrfarë arsye për t’u larguar nga Liverpooli”, theksoi mesfushori ofanziv, i cili gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses së Argjentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›