E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca 28 këshilltarë, opozita 27 këshilltarë

01-07-2011 / Gazeta 55

Leximi i votës kryeqytetase merr certifikimin e vet domethënës me ndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak. KQZ miratoi dje tabelën e rezultateve për këshillin bashkiak të Tiranës, duke konfirmuar votën pro mazhorancës të trupës zgjedhore të kryeqytetit
 
Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi dje me 4 vota “pro” dhe 3 kundër, tabelat e rezultateve për këshillin bashkiak të Tiranës. Sipas këtyre tabelave, koalicioni i mazhorancës, “Aleanca për Qytetarin”, ka fituar 28 këshilltarë, ndërsa koalicioni i opozitës “Aleanca ëpr ët Ardhmen”, ka fituar 27 këshilltarë.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji ka shkëmbyer replika të ashpra me kryetarin Arben Ristani, pasi ka pretenduar për parregullsi. “
Materiali i paraqitur nuk pasqyron ndryshimin e tabelave. Numri i fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme s’përputhen me fletët në kuti, numri i votave të gjetura në kuti nuk korrespondon me numrin e votuesve”, ka deklaruar Salianji.
Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, ka deklaruar se numërimi i të gjitha votave nga KQZ është veprimi i duhur dhe një detyrim. “Tabela e paraqitur për miratim është e rregullt, në të pasqyrohen ndryshimet”, ka pohuar Kosovrasti.
KQZ i ka paraqitur palëve gjatë kësaj mbledhje tabelat e rezultateve për ndarjen e mandateve të këshillave të njësive bashkiake, zona zgjedhore Tiranë.
Miratimi i këtij vendimi i hap rrugë shpërndarjes së mandateve për këshillat bashkiakë të 11 njësive vendore të Tiranës, ku sipas variantit të hartuar nga administrata zgjedhore, rezulton se koalicioni i djathtë do të ketë shumicën në shtatë minibashki të kryeqytetit, ndërsa koalicioni i majtë në katër minibashki.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›