Poli i Lirisë përçan të djathtën me ish-kryeministrin Meksi
Të djathtët, me dy koalicione në zgjedhjet e 28 qershorit
Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, i rikthehet politikës, por këtë herë jo në Partinë Demokratike, por si lider politik i Polit të Lirisë, dhe do të dalë në zgjedhje si kandidat i LZHK-së. Sipas tij, përfshirja në politikën aktive bëhet për të rikrijuar ëndrrën e Dhjetorit, një parti evropiane shtëpi e të gjithë demokratëve dhe antikomunistëve shqiptar, jo vetëm të një klani dhe rrethit të tyre miqësor e klientelist, të bashkuar pa dallim ideje. Ai shtoi se është përqendruar puna tek reformat konkrete që LZHK do të ndërmarrë në vetvete, duke synuar që pas zgjedhjeve LZHK të jetë një parti e reformuar. Dua të rikrijoj ëndrrën e dhjetorit. Qëllimi ynë është të vendosim të drejtën dhe të mos veprojmë në bazë të klientelizmit dhe nepotizmit, veçoi Meksi. Gjatë një konferencë për shtyp, ish- kryeministri u shpreh se Poli i Lirisë është i angazhuar për të sjellë vlerat e munguara të demokracisë në vend dhe veçoi se vendim i tij është marrë si një domosdoshmëri për krijimin e një të djathte të vërtetë, moderne dhe që ti përgjigjet në mënyrë efikase, grupimeve historike të këtij kahu politik, si ish-pronarët e ish-të përndjekurit politikë. Por, prioritet sipas tij do të jenë edhe shëndetësia, arsimi, mjedisi, rritja e pensioneve dhe rrogave. Do të angazhohemi të jemi një forcë opozitare kundrejt çdo tentative regjimi, do të luftojmë për të kontribuar në zhvillimin demokratik ekonomik dhe njerëzor të vendit sipas modeleve euroatlantike për tu rreshtuar sa më parë në Bashkimin Evropian si të barabartë, të zhvilluar dhe të qytetëruar. Ne nuk do të heshtim dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet që ofron demokracia në se shohim shmangie nga rregullat demokratike, nga ligjet dhe e drejta, sqaroi Meksi. Gjatë fjalës së tij, ish- kryeministri Meksi thumboi qartë edhe drejtimin aktual të Partisë Demokratike si tregues të mungesës së demokracisë dhe meritokracisë në këtë forcë. Ne i bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve që aspirojnë demokracinë, të bashkohen me ne për të luftuar për të mirën e vendit dhe të familjeve tona, për të rindërtuar një parti të demokratëve të mbështetur në rregulla demokratike, ku të jenë institucionalizuar mendimi ndryshe dhe ku të votohet për drejtues dhe përfaqësues jo të përjetshëm sipas parimit një anëtarë një votë, ku njerëzit të jenë të barabartë e të vlerësohen për punën e kontributin e tyre (meritokracia dhe përkushtimi) dhe jo për lidhjet dhe interesat e tyre, theksoi Meksi. Në këtë periudhë, Meksi veçoi se shqiptarët po përballen me mohimin e mendimit ndryshe dhe institucionalizimit të tij, me mohim të demokracisë. Të gjitha këto, sipas tij shihen fare qartë në politikat që zbatohen gjatë një dekade, në qëndrimet dhe punët që kryen, duke veçuar shkeljen e dy parimeve bazë të demokracisë pjesëmarrje dhe transparencë, të asaj demokracie perëndimore që kërkohej në Dhjetor kur thërrisnin Liri -demokraci.
Paketa përmirësuese e organizmit dhe funksionimit të shtetit
Poli i Lirisë angazhohet të paraqesë propozime konkrete të realizueshme për çështjen e pronave për kompensim dhe njohja e pronave që të mund të përcaktohen rrugët e zgjidhjeve e afatet për kompensimin monetar. Sipas Meksit, këto veprime janë të domosdoshme për të vendosur në vend një padrejtësi e dhunë të sistemit komunist dhe për ti hapur rrugë investimeve dhe përparimit. Gjatë fjalës së tij, ish- kryeministri Meksi është angazhuar për paraqitjen e një programi për zgjidhje të problemeve ekonomike, për forcimin e rendit publik dhe të ruajtjes së kufijve si kushte për të udhëtuar në Evropë pa viza. Për të ndërtuar një Shqipëri demokratike duhet që shteti te funksionoje mbi bazë ligjesh që zbatohen e respektohen në radhë të parë nga qeveritarët e drejtësia. Por një Shqipëri nuk mund të jetë e demokratizuar pa parti politike të demokratizuara, kjo arrihet siç kemi theksuar shumë herë, por pa dobi, nëpërmjet mendimit ndryshe dhe zgjedhjeve demokratike brenda partive, nënvizoi Meksi. Ndër të tjera, sipas tij Poli i Lirisë, do të zhvillojë një luftë të pandërprerë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me ligje bashkëkohore, do të punojnë për reformën në Drejtësi dhe atë të Institucioneve duke shmangur strukturat paralele, mbi bazën e modeleve te vendeve demokratike perëndimore. Ai premton krijimin e masave për të favorizuar investimet prodhuese dhe punësimin. Meksi veçon se duhet të ndalen ndryshimet e ligjeve, të strukturave e deri ndërhyrjet në Kushtetutë sipas interesave të momentit duke bërë të nesërmen të kundërtën, e aq më tepër kur këto ndryshime prekin frymën demokratike dhe atë të ekonomisë së tregut, që janë në themel të shtetit të së drejtës.