E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, italianët nisin projektimin e planit urbanistik

Një firmë italiane ka fituar të drejtën për të realizuar projektin e planit të përgjithshëm rregullues të qytetit të Shkodrës. Dje paradite, përfaqësues të studios IDEA-SRL, me seli në qytetin e Firences, kanë zhvilluar një takim paraprak në Bashkinë e Shkodrës, ku janë prezantuar me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka, dhe shefen e Urbanistikës, Aida Shllaku. Më 27 nëntor, në Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike, është nënshkruar marrëveshja mes njësive vendore, që do të përfitojnë planet e përgjithshme rregulluese, si dhe studiove respektive. Brenda 11 muajsh, duke filluar nga 27 nëntori i këtij viti, Bashkia e Shkodrës do të ketë në dorë projektin e planit të përgjithshëm rregullues. Studioja fituese nëpërmjet këtij studimi do të prezantojë jo vetëm një plan të thjeshtë të zhvillimit urban, por edhe një plan të zhvillimit hapësinor të zhvillimit urban dhe ekonomik të rajonit të Shkodrës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›