E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjaft!" pret Berluskonin me protestë

Aktivistë të lëvizjes "Mjaft!" protestuan para godinës së Kryeministrisë, në çastin kur autokolona e Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, po hynte në ambientet e institucionit shqiptar. Aktivistët mbanin në duar një parullë ku shkruhej: "2 dhjetori si 7 prilli / Albania not for Sale", duke iu referuar në këtë mënyrë rizgjimit të traditës kolonialiste italiane dhe ëndrrës së Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë si një shtet satelit me qeveri kukull. Protesta e "Mjaft!" lidhej me mungesën e transparencës dhe të këshillimit me komunitetin për ndërtimin e veprave industriale, disa nga të cilat që paraqiten potencialisht ndotëse. Pikërisht për këto investime Kryeministri italian dhe ai shqiptar nënshkruan sot marrëveshje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›