Mbahet "peng" hajduti për t‘ia dorëzuar policisë
Mbahet peng hajduti për t‘ia dorëzuar policisë.
Këtë kanë vendosur të bëjnë disa banorë të
një lagjeje në qytetin e Korçës, pas vjedhjeve
të shumta në zonë. Një fëmijë 13-vjeçar është kthyer
në tmerrin e një lagjeje të qytetit të Korçës për numrin
e lartë të vjedhjeve. Kanë qenë banorë të lagjes së "Shën
Triadhës" që kanë ngritur këtë shqetësim, pasi e kanë
kapur të miturin në mënyrë të përsëritur në banesa,
ose në dyqanet ushqimore të zonës. Por, edhe pse nuk
e kanë denoncuar deri më tani, për shkak të moshës,
fakti se 13-vjeçari nuk heq dorë nga vjedhjet i ka
detyruar ata të thërrasin uniformat blu dhe më tej të
ankohen në shkollën 9-vjeçare, ku mëson i mituri.
Kanë qenë dy persona, që janë grabitur tri herë nga
minoreni, të cilët pasi e kanë kapur me 30 mijë lekë të
vjedhura në banesën e tyre dhe disa karta telefonike
të dyqanit, e kanë mbajtur peng deri në mbërritjen e
policisë për t‘ia dorëzuar uniformave blu. Në shumë
raste, minoreni me inicialet L. C. është kapur në kushtet
e flagrancës nga banorë të lagjeve 4 dhe 17 të qytetit
të Korçës, ndërkohë që banorët kanë pretendime
dhe dyshime se ai është autor i shumë vjedhjeve të
tjera të padokumentuara nga ana e policisë. Nxënësi
i klasës së 7-të të shkollës "Naum Veqilharxhi" është
përballur me banorë të zonës, të cilët janë ankuar
pranë drejtorisë së shkollës, ndërsa kanë kërkuar nga
policia izolimin e tij. Pas denoncimit të bërë nga dy shtetas
dhe pikërisht Roland Zoto për tentativë vjedhjeje
në banesë dhe Elmira Zoto për vjedhjen e dyqanit të
saj, policia ka ndaluar minorenin. Por, gjithashtu, policia
ka mundur edhe të zbulojë se ai përdorej nga persona
të tjerë të rritur. Burimet e policisë kanë thënë se i
mituri ka kryer në bashkëpunim disa vjedhje. Sipas të
dhënave, bëhet fjalë për të paktën pesë raste ku ai rezulton
të ketë qenë autor. Vetëm brenda një jave, L. C.
kishte kryer tri vjedhje të përsëritura. Ndërsa është
ndaluar nga ana e policisë, janë zbuluar edhe bashkëpunëtorët.
Bashkë me 13-vjeçarin janë ndaluar dy
bashkëpunëtorë të këtyre vjedhjeve, 22-vjeçari Kristi
Ziu dhe 20-vjeçari Arjan Jakupi. Sipas policisë, i mituri
punonte për llogari të tyre. Shumë banorë të zonës, pas
kapjes së 13-vjeçarit, kanë ngritur pretendime se ai
mund të jetë autor edhe i vjedhjeve të tjera.