E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e SHISH, rritje edhe 20 për qind

Shërbimi Informativ Shtetëror
pritet të ketë një
rritje pagash prej 20%. Ky
është një draft i përgatitur
pak kohë më parë, që tashmë
ka shkuar në zyrën e kreut të
Këshillit të Ministrave dhe pritet
miratimi i tij. Pas rritjes së pagave
të shumë punonjësve të administratës,
tashmë po mendohet
edhe për vlerësimin e "spiunëve"
shqiptarë. Burimet pranë
këtij institucioni bëjnë të ditur se
specialistët e Drejtorisë së Financave
dhe të Personelit kanë përgatitur
një draft për rritjen e pagave
të të gjithë punonjësve të
Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në këto kushte, shtesa është
parashikuar të jetë me vlerë 20%
e pagës bruto, duke përfshirë
gjithë punonjësit e saj, që nga
drejtuesit e deri tek agjentët, apo
administrata. Drafti i përgatitur,
tashmë është dërguar pranë
qeverisë shqiptare dhe nga burimet
mësohet se ka kaluar pranë
Ministrisë së Financave për
vlerësim. Pas këtij veprimi,
qeveria pritet të nxjerrë një vendim
për rritjen e pagave të
punonjësve të SHISH-it. Nga informacionet
e mbledhura, mësohet
se ky vendim pritet të dalë
brenda një kohe të shkurtër dhe
parashikohet që brenda muajit
mars të hyjë në fuqi. Burimet
shpjegojnë se rritja e pagës nuk
përfshin fondet për bashkëpunëtorët,
apo fonde të tjera,
të kërkuara më parë edhe nga
drejtuesit e shërbimit sekret.
Kohë më parë, vetë kreu i Shër-
bimit Informativ Shtetëror, Bahri
Shaqiri, u ka kërkuar deputetëve
shqiptarë një shumë prej 500 milionë
lekësh të reja, të cilat, sipas
titullarit të institucionit të inteligjencës,
janë të domosdoshme
që shërbimi sekret shqiptar
të përballojë sfidat e reja.
Si kërkesa, ashtu edhe argumentimi
i shumës në fjalë, është bërë
në një mbledhje me dyer të mbyllura,
ku nuk u lanë as kamerat,
apo edhe gazetarët. Në kuadër të
kësaj sfide mendohet se është
bërë edhe kërkesa për rritjen e
pagave të punonjësve të shërbimit
sekret. Mësohet se krerët e
SHISH-it kanë paraqitur një
raport të hollësishëm të punës së
institucionit të tij, duke e shoqëruar
edhe me shifra konkrete.
Në vendin tonë, vitet e fundit
duket se është shtuar mjaft puna
e institucionit të SHISH-it, i cili,
përveç survejimit të segmenteve
të caktuara, që etiketohen si
keqbërës dhe kriminelë, ka vënë
në shënjestër edhe politikën e bizneset
e ndryshme, të cilët survejohen
në kuadër të luftës
kundër korrupsionit dhe sigurisë
kombëtare. Puna e SHISHit
në vendin tonë është vlerësuar
si mjaft pozitive. Shërbimi Informativ
Shtetëror është kthyer
vitet e fundit në një institucion
të rëndësishëm të ruajtjes së sigurimit
kombëtar, duke zgjeruar
veprimtarinë jo vetëm në
thithjen e informacioneve që
synojnë sovranitetin e vendit,
por edhe në luftimin e fenomeneve
të tilla, si krimi i organizuar,
korrupsioni i lartë, si dhe terrorizmi.
Në punën e tij, SHISH-i vepron
me një bashkëpunim të
ngushtë me shërbimet partnere
të shteteve të mëdha, si SHBAja
dhe vende të tjera të Bashkimit
Evropian.

Qeveria rriti me 10 mijë
lekë pagat e SHKB-së

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi për
rritjen me 10 mijë lekë të pagave të SHKB-së. Përfituesit e
këtij vendimi janë specialistët, përgjegjësit e sektorit, drejtorët e
Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Inspektimit të
Përgjithshëm. Sipas vendimit të fundit të qeverisë për punonjësit
e SHKB-së, do të jetë i detyrueshëm arsimi i lartë dhe
veçanërisht në sektorët që kanë të bëjnë me kompjuterin.
Përgjegjësit dhe specialistët e këtyre sektorëve, të cilët punojnë
në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit, duhet të
kenë të detyrueshme arsimin e lartë, në degët Inxhinieri Elektronike,
apo Informatikë. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se
zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, do të bëhet pas
miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike
dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të
punës. Për agjentët, inspektorët, apo asistentët, rritja e parë
është bërë në masën 6 500 lekë, ndërkohë që qeveria ka vendosur
ta rrumbullakosë rritjen me 10 mijë lekë, duke ndryshuar
vendimin e mëparshëm. Vlen të theksohet se shtesa mujore do
të merret në proporcion me shtesën e parë, që është marrë
me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, duhet theksuar
se Këshilli i Ministrave ka rritur edhe kompetencat e SHKBsë,
pasi ato tashmë lejohen që të përgjojnë organet e Policisë së
Shtetit. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në
nivelin e pagës bazë, të gradës pasardhëse. Përllogaritja e shtesës
për vjetërsi në punë të fillojë në çastin e marrjes së gradës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›