E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shtatë shqiptarëve për trafik droge

Një hetim i gjerë i policisë
italiane i zhvilluar në Regio
Emilia që prej vitit 2007, ka
përfunduar mëngjesin e së enjtes
me arrestimin e 14 personave, shtatë
prej të cilëve janë shqiptarë.
Rrjeti merrej me shpërndarjen e
kokainës, heroinës dhe hashashit
në rrugë të ndryshme, e destinuar
për të furnizuar të ashtuquajturën
tregtinë e drogës çdo minutë, në
mënyrë të veçantë tregun e Regio
Emilias, të përbërë nga njerëz të
respektuar, si profesionistë dhe
biznesmenë. Hetimet e koordinuara
nga Shërbimi Qendror i Policisë,
kanë çuar në arrestimin e protagonistit
kryesor të kësaj organizate,
shqiptarin Xhaferr Berisha,
që merrej me tregti të nivelit të
mesëm e të lartë. Të tjerë shqiptarë
të arrestuar janë Simon Trakaj, 24
vjeç, Taulant Kaftirani 24 vjeç, Rudenc
Kubeja, 27 vjeç, Albano Xhelo,
34 vjeç, Marsel Varfaj, 19 vjeç,
dhe Eraldo Jaholli, 21 vjeç. Veç tyre
në pranga kanë rënë edhe dy marokenë,
tre nigerianë, si dhe dy italianë.
Nga viti 2007 e deri më sot, ky
operacion shënoi 42 persona të
arrestuar, si dhe çoi në sekuestrimin
e 23 kg lëndë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›