E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet "ditari" i Selman Rizës

Në 100-vjetorin e lindjes për lexuesin shqiptar prezantohet botimi i veprës së Selman Rizës. "Mendime të shkëputura të një vazhde të vetme", më së pari është promovuar në Panairin e Librit të mbajtur në Prishtinë, një botim i "Dukagjini". Vepra që ka lënë Selman Riza është shkruar gjatë një periudhe mes burgosjeve, internimeve, riburgosjeve, riinternimeve, ndëshkimeve që vuajti sepse iu kushtua dijes. Në kulturën shqiptare të shekullit XX vepra e Rizës nuk pati mbështetje e nuk gjeti jehonë te bashkëkohësit. "Mendime të shkëputura të një vazhde së vetme" janë pjesë integrale të veprës së Selman Rizës. Ato paraqesin një lloj ditari intelektual të tij, shpesh të përzier me elemente

biografike, që i japin një aspekt jetësor tërësisë së preokupimeve të tij. E ato preokupime në atë kohë ishin shqyrtimet për vetë bazat e njohjes, të filozofisë së njohjes dhe

bazat e shkencës. Vepra e botuar paraqet një pjesë të rëndësishme të mendimtarisë dhe të preokupimeve të Selman Rizës në një formë të pazakonshme, në formë shënimesh në vazhdim të çdo gjëje që do t‘i ketë bërë përshtypje. Sidomos mendimet e tij lidhen me teorinë dhe filozofinë e njohjes, me klasifikimin e shkencave, me

çështje të raportit gjuhë-mendim-realitet, me çështje të konceptimit të shkencës që ai e konsideronte të themeluar për herë të parë nga ai vetë - të intelektologjisë, me çështje të mirëfillta të gjuhësisë. Mbi 7000 shënime, mendime,

aforizma, ide, konceptime teorike, vrojtime apo meditime të thelluara, janë shënuar në fletë në kohë të vështira për shumë nga intelektualët shqiptarë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›