Një studim për Puljan arbëreshe
Një botim-studim i është kushtuar përbërjes gjuhësore dhe kulturore të Puljas. I titulluar "Pulja arbëreshe, grekofone, franko-provenzale", ky studim është një botim i përgatitur nga Pierfranco Bruni dhe Mibac Maurizio Fallace. Dy autorët e kanë vënë theksin te bashkëjetesa kulturore dhe gjuhësore e disa minoriteteve që vijnë nga hapësira të ndryshme gjeografike. Por në këtë model krahasues, autorët nuk kanë ngurruar të bëjnë pjesë të këtij vëzhgimi edhe raportet mes realitetit minoritar në zona si Kalabria, Bazilikata, Kampanja e Abruzo. "Studimi nënvizon rëndësinë që ka përballja mes minorancave gjuhësore të pranishme në Itali. Origjinaliteti i këtij studimi qëndron edhe në krahasimin e formave të ndryshme kulturore: nga tradita te letërsia, nga antropologjia tek etno-historia", ka theksuar në fjalën e saj Marilena Cavallo, studiuese e letërsisë italiane, gjatë prezantimit të këtij botimi.