E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbante armë në shtëpi, arrestohet

Elbasan

I gjendet një sasi e konsiderueshme armësh në banesë, prangoset një 43-vjeçar nga Elbasani. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se është arrestuar 43-vjeçari Besim Hysa, banues në fshatin Liçaj të Komunës Shalës, ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë edhe 55-vjeçarja Vezire Bega, banuese në lagjen “11 Nëntori” të 
Elbasanit. Policia nuk ka sqaruar përse po ndiqet penalisht gruaja, ndërsa për 43-vjeçarin është saktësuar se do të përballet me akuzën për armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën dy automatikë, një pushkë, dy granata, dhe disa kapsolla dhe kallëpe tritoli.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›