E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Danimarkë, takon homologen Espersen

Diplomacia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u prit dje në Kopenhagën nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, znj. Lene Espersen. Gjatë takimit z. Meta dhe znj. Espersen diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit europian të Shqipërisë, zhvillimet në rajon, si dhe rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Dy homologët vlerësuan se marrëdhëniet Shqipëri-Danimarkë janë shumë të mira dhe shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, z. Meta çmoi kontributin e vyer që Danimarka ka dhënë në konsolidimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, përmes projekteve konkrete në mbështetje të shoqërisë civile.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›