Mbarojnë filtrat, pacientët e dializës në protestë
Mungesa e filtrave për pastrimin e gjakut ka detyruar të sëmurët që kryejnë dializë të protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë. U bënë tashmë disa ditë që kriza e
medikamenteve dhe materialeve mjekësore në spitalin "Nënë Tereza", ka përfshirë edhe pavijonin ku trajtohen këta të sëmurë. Sipas drejtuesve të Shoqatës së të sëmurëve me veshka, janë 80 të sëmurë që çdo ditë duhet të kalojnë në këtë proces, sepse veshka e tyre është jashtë përdorimit. Pacientët i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë të zhvillojë shpejt tenderët, pasi pa dializë jeta e tyre rrezikohet. Por çuditërisht ashtu siç ka qenë që prej fillimit të krizës në QSU, Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë reagim sa i përket këtij problemi madhor. Krejtësisht indiferentë kanë qenë drejtuesit e saj, a thua se nuk janë ata që duhet t'i japin udhë zgjidhjes së tij. E vetmi premtim i marrë nga ky dikaster është se tenderët për ilaçet do të përfundojnë pas një muaji. Kjo në një kohë që kemi hyrë në gjysmën e vitit dhe nuk ka asnjë argument pse kanë ardhur këto vonesa. Nga mungesa e ilaçeve preken qindra pacientë, e jo vetëm ata që i nënshtrohen dializës. Drejtori i QSU-së, Mati Pepa, por edhe shefi i pavijonit, Nestor Thereska, paralajmëruan ditë më parë për pasojat që mund të sjellë mungesa e filtrave tek të sëmurët. Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë duhet të gjejë mënyrën për të siguruar materialet mjekësore, pasi në të kundërt jeta e pacientëve është në risk. Jo vetëm Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por edhe spitalet e tjerë të rretheve prej shumë kohësh po ndiejnë mungesën e medikamenteve. Kjo për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm, duke pasur parasysh numrin e pacientëve që vijnë në rritje nga dita në ditë. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, për shkak të moskryerjes së tenderëve deri më tani, ka propozuar një tjetër zgjidhje për sigurimin e medikamenteve. Sipas kreut të këtij institucioni, do të bëhet një zhvendosje e barnave në ato spitale që nuk konsumohen drejt spitaleve që kanë një fluks më të lartë.
Ndoka: Ka spitale që kanë stoqe ilaçesh
Deri tani kriza në QSU është përballuar vetëm me blerje të vogla nga drejtoria. Por me fondet që lejon ligji për të tilla raste, sasia e medikamenteve që blihen është tepër e vogël. Përkundër kësaj situate, ministri Ndoka ka deklaruar se në disa spitale ka stoqe medikamentesh, të cilat do të përdoren për t'u ardhur në ndihmë pacientëve të shtruar në spitalet ku ka nevoja. Por se ku janë këto spitale, këtë gjë mesa duket e di vetëm Ministria e Shëndetësisë.