E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet e dashura e re e Florit pas ndarjes me Sonin

GOSSIP PANORAMA 

ZBULOHET DASHURIA E RE E FLORIT

Vetëm pak kohë nga ndarja me Soni Malaj, duket se Flori ka gjetur qetësi në krahët e një vajze tjetër. Bëhet fjalë për një modele rreth të tetëmbëdhjetave, shumë pak shfaqur në kronikat rozë, e cila duket se i ka rrëmbyer zemrën, Flori Mumajesit, një ndër emrat më të njohur të muzikës, por edhe personazh i kopertinave të revistave rozë. Miq të afërt të kompozitorit të talentuar pohojnë se Flori kohët e fundit është parë nën shoqërinë e modeles, kryesisht në lokalet e
natës, pa u ekspozuar shumë në publik, me qëllim për të larguar vëmendjen e medias. Nuk dihet ende identiteti i
saktë i vajzës bukuroshe që ka tërhequr pas vetes artistin e talentuar të gjeneratës së re, por thuhet se kjo histori
dashurie ka startuar fill pas ndarjes me këngëtaren Soni Malaj, me të cilën edhe u përfol se përveç lidhjes së
tyre 1-vjeçare, ata edhe bashkëjetonin. Duket se lidhja mes Florit dhe modeles 18 -vjeçare ka nisur vetëm pak kohë më parë, pak ditë pas ndarjes me Sonin, kur lideri i grupit The Dreams, u shfaq në një nga pub-et e kryeqytetit
i shoqëruar nga Getoar Selimi dhe dy vajza të tjera, njëra prej të cilave mendohet të jetë edhe vajza me të cilën tashmë ka startuar lidhja dashurore. Vajza e re me tipare brune dhe tejet sharmante, flitet se ka pasur një njohje të rastësishme me Florin, por duket se miqësia e tyre ka vazhduar me tej duke u takuar më shpesh. Herën e fundit ata janë parë së bashku
në një nga pub-et në periferi të kryeqytetit, për të qenë sa më larg vëmendjes së medias, për të evituar publikimin e
historisë së tyre në faqet e gazetave rozë.
NDARJA
Ajo që nuk pritej në lidhjen mes Florit dhe Sonit, një nga më të përfolurat në media, ndodhi vetëm pak kohë më parë,
edhe pse çifti nuk denjoi që të konfirmonte asnjëherë zyrtarisht ndarjen e tyre. Në fillim e thënë nën zë dhe më pas në titujt e parë të gazetave, lajmi për ndarjen e tyre kaloi pa u vënë shumë re, ndoshta edhe nga mos deklarimi
asnjëherë i lidhjes mes Florit dhe Sonit, para se Ardit Gjebrea t’u kërkonte të putheshin publikisht në sallën e Pallatit të Koncerteve. Fakti që Soni dhe Flori nuk po shfaqeshin më si më parë, mungesa e këtij të fundit në bordin e
makinës Benz që ishte në pronësi të këngëtares, bëri që të dilnin fjalët e para të ndarjes së tyre. Por duket
se gjithçka mori nuanca paksa të dyshimta, madje u hamendësua se ndarja kishte qenë paksa e “hidhur”, teksa Soni e shfaqur në Video Fest 2008, pak ditë më parë nuk mori atë që publiku kërkoi me aq ngulm. Teksa këngëtarja ishte
ngjitur në skenë për të marrë çmimin që nuk kishte marrë vitin e shkuar, spektatorët kanë kërkuar që dikush t’i dhuronte asaj një puthje. Nëse “dikush”, duhej të kishte qenë Flori, ky i fundit duket se as që ka marrë mundimin të ngrihet, qoftë edhe për respekt të publikut, duke lënë të nënkuptohej se ndarja e tyre tashmë ishte vulosur prej kohësh, edhe pse
nuk kishin thënë asgjë zyrtare.

NOÇJA i bën OLSIT xhiro me makinë

Çifti më i njohur e Big Brother, Olsi dhe Najada janë parë dje
në rrugët e kryeqytetit, pikërisht para mjediseve të Top Channel.
Ndërsa Najada ka qëndruar në bordin e makinës saj me
targa Fieri, një Benz A170, është takuar me Arbana Osmanin,
pak metra hyrjes së televizionit. Më pas çifti është larguar dhe
është parë më pas në rrugën e Elbasanit, teksa Noçja ishte
duke i dhënë makinës, ndërsa Olsi shijonte “lirinë” në sedijen
e pasagjerit. Plot tri ditë që nga nata finale e Big Brother çifti
nuk është ndarë për asnjë çast nga njeri-tjetri, madje janë
parë së bashku edhe në lokalet e kryeqytetit duke festuar.

Publikohet dashuria e fshehtë CAMERON DIAZ dhe P. DIDDY

Nëse dy muaj më parë lajmet e para që kishin nisur të përfliteshin
mbi një lidhje të mundshme
mes aktores Cameron Diaz
dhe P. Diddy, ishin veçse
thashetheme, tani ato janë më
të vërteta se kurrë. Çifti është
parë në shoqërinë e njëri-tjetrit
gjatë një koncerti dhe më pas
janë zhdukur pa u vënë re
nga paparacët. Kjo histori e re
dashurie ka tërhequr vëmendjen
e publikut, madje mediat
e kronikave rozë e kanë komentuar
këtë lidhje dashurore
si më të bukurën e momentit
dhe çifti ka gjetur gjysmën që i
mungonte. Gjatë koncertit ata
janë dukur më të dashuruar se
kurrë, madje një moment Diaz,
ka qenë duke i futur në gojë një lugë me puding yllit të muzikës hip
hop dhe më pas ky i fundit i ka dhuruar asaj një puthje.

SONI dhe ARSA, përsëri bashkë...!?

Prej kohësh ka dyshime mbi
miqësinë e Sonit dhe Arsës.
Edhe pse ata kanë deklaruar
se lidhja e tyre ka mbaruar
dhe janë vetëm miq, ata kanë
vijuar të shoqërohen sërish,
madje janë shfaqur në lokalet
e kryeqytetit duke u argëtuar.
Miq të afërt të tyre pohojnë se
përveçse frekuentojnë të njëjtën
shoqëri, ka shumë mundësi
që ata të jenë sërish të lidhur,
por preferojnë që të mbajnë të
fshehtë këtë rikthim, pas gjithë
asaj flake dashurie që deklaruan
1 vit më parë, e cila rezultoi e
flashkët...!

Ja “lidhja” sekrete e BERKANIT...

Djaloshi që shihni në krah të Berkanit është sekreti
i look-ut të tij, sa herë që shfaqet në skenë...! Nëse
shumë pak vetë e njohin Armendin (djalin në foto),
si mikun e ngushtë të Big Mama dhe një stilist
i njohur, në fakt ai është edhe vëllai i Berkanit,
edhe pse ata shumë rrallë e deklarojnë këtë gjë
në publik, madje edhe shumë miq të afërt të tyre
nuk e kanë ditur këtë, edhe pse i kanë parë nën
shoqërinë e njëri-tjetrit. Arsyeja ka qenë shumë e
thjeshtë, për faktin se qoftë Berkani dhe Armendi,
asnjëherë nuk kanë mbajtur mbiemrin e tyre, që
është Ramadani dhe jo Asllani si gabojnë shumica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›