Sistemi i sigurimeve do të jetë pikë kyçe në 4-vjeçarin e ardhshëm

20/04/2005 Solis prezanton strategjinë e PS-së për shëndetësinë
Rritja e kontributeve në sigurimet shëndetësore do të jetë sfida me të cilën Partia Socialiste synon të vazhdojë reformën në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Gjatë prezantimit të strategjisë socialiste për katër vitet e ardhshme në sistemin shëndetësor, zëdhënësi politik i PS-së, Gjergji Koja, nuk ka ngurruar të sulmojë dhe strategjitë e hartuara nga Komiteti i Orientimit të Politikave pranë Partisë Demokratike, duke i cilësuar si të dala mode. “Të mos diskutojmë për objektivat që ishin të shënuara në labtopin e allabandës së KOP-it, ku ishte akoma niveli i sistemit shëndetësor, ku mjeku përbën celulën bazë të mjekësisë shqiptare, besoj se tashmë kjo gjë është realizuar vite më parë. Tashmë duhet të debatojmë, se çfarë kemi bërë deri tani, duke pasur parasysh se kemi akoma shumë “gropa” për të mbyllur. Duke kontribuar së bashku në finalizimin e skemës së sigurimeve shëndetësore në strukturat spitalore dhe në shërbimin parësor do të jemi gjithmonë shumë hapa përpara projekteve të KOP-it”. Në këtë takim janë paraqitur të gjitha arritjet e shënuara nga qeverisja socialiste në sistemin shëndetësor, ku ka pasur një rritje cilësore të kontributeve të sigurimeve shëndetësore nga popullata. Kjo shifër aktualisht kap rreth 60 për qind të buxhetit të ISKSH-së. Gjithashtu, është shtuar dhe numri i barnave që rimbursohen nga shteti. Motoja elektorale e socialistëve për shëndetësinë është „mbro të ardhmen për një shoqëri të shëndetshme“ dhe synon që për katër vitet e ardhshme PS-ja të ketë sfidë përmirësimin e sistemit shëndetësor. Takimi drejtohej nga ministri aktual i Shëndetësisë, Leonard Solis, ndërkohë që Kryeministri Fatos Nano nuk ishte i pranishëm gjatë prezantimit të platformës socialiste për shëndetësinë.