E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano takim me kreret e Bosnjë Herxegovinës

20/04/2005  Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Bosnje-Hercegovinës, Sadik Xhaferoviç, gjatë takimit të zhvilluar dje, në selinë e qeverisë, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e transportit, duke shqyrtuar mundësitë për vendosjen e lidhjes ajrore Tiranë-Sarajevë dhe të linjës detare Durrës-Plloçë. Gjatë bisedimeve, dy autoritetet kanë shqyrtuar mundësinë e krijimit të një tregu të përbashkët në fushën e energjetikës, duke e cilësuar si një hap përpara në proceset e zhvillimit rajonal dhe të integrimit evropian të vendeve. Gjithashtu, bashkëbiseduesit kanë shprehur vullnetin e përbashkët për nxitjen e hapave në drejtim të liberalizimit të lëvizjes së lirë për kategori të caktuara shtetasish të të dy vendeve, si biznesmenë, turistë, njerëz të kulturës, artit etj. Xhaferoviç i ka shprehur Kryeministrit Nano përshëndetjet miqësore të Kryeministrit të Bosnjë-Hercegovinës, Adnan Terziç, duke i bërë të njohur se së shpejti ai do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, së bashku me një grup të sipërmarrjes private, për të nxitur bashkëpunimin konkret në këtë funksion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›