E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrijnë sot në Durrës batanije, çadra dhe ushqime

14/01/2010  Ndihmat italiane
Ambasada italiane në Tiranë njofton se sot në portin e Durrësit pritet të mbërrijë një kolonë me ndihma humanitare për personat që u prekën nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit, këto ndihma jepen në kuadër të Koperacionit Italian pranë Ministrisë së Jashtme. Kolonës parashikohet të mbërrijë sot në mëngjes në orën 7:00 me anijen “Athens” dhe më pas do të vazhdojë rrugën për në Lezhë, në aeroportin e Gjadrit, ku do të bëhet dorëzimi.
Më shumë se 40 tonë materiale do t’u dorëzohen autoritete shqiptare nga autoritetet italiane, mes të cilave 15 gjeneratorë për rrymë elektrike, 4000 batanije, 6 barka, pompa uji, çadra dhe ushqime. Këto materiale do të shpërndahen po sot, sipas udhëzimeve të Mbrojtjes Civile Shqiptare, që punon në koordinim të ngushtë me Mbrojtjen Civile Italiane, e pranishme në Shqipëri, nga dy helikopterë transporti, të vënë në dispozicion që ditën e djel, 10 janar nga qeveria italiane. Janë një sërë vendesh që janë treguar të gatshme t’i dërgojnë ndihma qeverisë shqiptare pas përmbytjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›