Nëna e lante me ujë të ftohtë, vdes foshnja
Një foshnjë 10-muajshe ka mbërritur e vdekur në spitalin pediatrik të Korçës. Foshnja me inicialet F.S., nga fshati Goskovë, është çuar nga prindërit e vdekur, edhe pse prej ditësh kishte kaluar në gjendje të rëndë gripale. Pas sinjalizimit të ngjarjes në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se fëmija kishte kaluar grip të rëndë, por nuk përjashtohet neglizhenca nga ana e prindërve. Foshnja e seksit mashkull prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por prindërit e tij kanë vendosur ta sjellin atë në spital në momentet e fundit, vetëm kur shëndeti është përkeqësuar tej mase. Foshnja ka gjetur vdekjen gjatë transportimit, ndërkohë që pak muaj më parë fëmija ishte sjellë për trajtim në kushte spitalore nga nëna. Sipas të dhënave, mësohet se foshnja edhe herën e kaluar që është trajtuar me mjekim nuk ka qenë në gjendje të mirë, si pasojë e neglizhencës prindërore, pasi nëna, sipas të dhënave, e lante me ujë të ftohtë. Ndërkohë, mësohet se trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr nga prindërit për të kryer ceremoninë e varrimit.
#