Tiranë, arrestohen 3 të mitur, vidhnin makina

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre të miturve dhe shpalljen e 3 personave të tjerë në kërkim për vjedhje. Sipas burimeve të policisë janë arrestuar Gentian Hoxha 18 vjeç, Shaban Myftari dhe Emiliano Gjonaj ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Të tre të arrestuarit akuzohen për vjedhje të makinave në zonën e bllokut dhe të Tiranës së re. Ndërkohë tre të kërkuarit akuzohen për grabitjen e një shtetasje para dy muajve në Paskuqan.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e Lorenc Kajos, pasi në aksin Vorë- Fushë Krujë ka tentuar të vrasë shtetasin B. M ka qëlluar pesë herë në drejtim të makinës së tij por pa mundur ta plagosë pasi ishin zënë një orë më parë me grushta.