E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçer-Gorbaçovit: Perëndimi nuk e do ribashkimin e Gjermanisë

Në një takim jashtëzakonisht të sinqertë me Gorbaçovin në Moskë, në vitin 1989, për të cilin deri tani ka pasur shumë pak informacion, Thaçer mendohet se i ka thënë liderit sovjetik që destabilizimi i Europës Lindore dhe shpërbërja e Traktatit të Varshavës nuk përkonin me interesat e Perëndimit. Kryemin-istrja tha se të gjithë po e vini re erën e ndryshimeve në rajon dhe ngulmoi që Perëndimi nuk do të këmbëngulte për demokratizimin e tij dhe nuk do të bënte asnjë ve-prim që do të rrezikonte sigurinë e Bashkimit Sovjetik.Edhe 20 vjet pas këtij takimi, thëniet e ish-kryeministres ka të ngjarë që të shkaktojnë shumë debate e diskutime. Por ajo çka është me të vërtetë jashtëzakonisht e rëndë, është fakti që Thaçer pra-noi se ky qëndrim ishte krejtësisht i kundërt me prononcimet pub-like dhe zyrtare të komunikatave për shtyp të NATO-s dhe se vetë Gorbaçovi duhej të përqendrohej te fjalët e saj dhe jo te komunikatat zyrtare. "Ne nuk e duam një Gjermani të bashkuar. Një bashkim i Gjerman-isë do të çonte në një ndryshim të kufi jve të vendosur pas Luftës II Botërore dhe ne nuk mund ta lejojmë një gjë të tillën, sepse kjo do të minonte stabilitetin e gjithë situatës ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik shoqërinë tonë".Pikëpamjet e saj të ashpra në lidhje me ndryshimet demokratike të mundshme që po përvijoheshin në Europën Lindore, kanë dalë nga regjistrimet zyrtare të Kremlinit, që janë shpërndarë në Moskë. Pas lar-gimit të Gorbaçovit nga pushteti, në vitin 1991, kopje të arkivave të shtetit u dërguan në fondacionin e tij personal në Moskë. Disa vjet më parë, Pavel Stroilov, një shkrimtar i ri që po bënte kërkime në fondacionin e Gorbaçovit, kuptoi rëndësinë e madhe histo-rike të materialeve në të cilat po gërmonte. Kësisoj ai kopjoi rreth 1000 transkriptime të të gjitha diskutimeve të byrosë politike dhe i mori me vete në Londër për të vazhduar kërkimet e tij. Në këtë material tregohet për reagimet e rusëve ndaj ngjarjeve të vrullshme të vitit 1989, si dhe për tentativat e jashtëzakonshme të bëra nga Franca dhe Britania e Madhe për të ndaluar bashkimin e Gjermanive dhe gjithë strategjinë e tyre për të nxitur Bashkimin Sovjetik që ta ndalonte një ndryshim të tillë. Në to dukej qartazi edhe urrejtja që kishte Gorbaçovi për liderët e vjetër komunistë të Europës Lindore, veçanërisht liderin e Gjermanisë Demokratike, Honeker. Në një nga këto transkriptime, Gorbaçov e ka quajtur atë "trap". Për sa i përket ish-kryeministres britanike, ajo e dinte shumë mirë që nëse thëniet e saj do të bëheshin publike, gjul-lurdia që do të pasonte do të ishte e jashtëzakonshme. Ajo madje kishte shkuar më tej në bisedën me Gorbaçovin, duke shkaktuar tek ai habi kur i kishte dalë në mbrojtje liderit komunist të Polonisë, Jaru-zelski. Për të, ky njeri që donte të shtypte lëvizjet demokratike në vend, ishte "kurajoz dhe patriot". Ajo vuri re qëndrimin "e qetë" të Gorbaçovit ndaj rezultatit të zgjedhjeve në Poloni, ku komu-nistët ishin mundur për herë të parë në një votim të hapur. Madje Gorbaçov qëndronte shumë i qetë ndaj gjithë situatës së ndryshimeve edhe në vende të tjera të Europës Lindore. Më pas, gjatë takimit, Thaçer i tha Gorbaçovit: "Me sa kuptoj unë, qëndrimi juaj është mirëpritja e zhvillimeve në vendet komuniste, me kusht që Traktati i Varshavës të mos shpërbëhet. E kuptoj plotësisht qëndrimin tuaj". Pikërisht në këtë moment plas edhe bomba. Para se të vazhdonte më tutje, i kërkoi Gorbaçovit që ajo që do të thoshte, nuk duhej të regjistrohej. Gorbaçovi pranoi, por duket se Kremlini gjithsesi ia gjeti anën të merrte vesh se çfarë u tha dhe kjo përmes dikujt që i kishte dëgjuar me veshë bashkëbise-duesit. Në pjesën në vijim thuhet se Thaçer ishte shprehur shumë e shqetësuar për sa po ndodhte në Europën Lindore dhe se, sipas saj, ndryshimet e mëdha "duheshin shmangur". Dhe këto ndryshime e çonin atë të besonte se edhe Gjermania mund të ribashkohej, synim që në fakt kishte qenë qëllim zyrtar edhe për Perëndimin që prej 10 vitesh. Kryeministrja e siguroi Gorbaçovin se Presidenti Bush gjithashtu nuk do të ndërmerrte asnjë veprim kundër sigurisë së Bashkimit Sovjetik. I njëjti mesazh iu përcoll më pas Gorbaçovit per-sonalisht edhe në takimin sovjeto-amerikan të Maltës. Materialet e Kremlinit janë një tregues i gjithë kaosit dhe konfuzionit që shoqëroi rënien e regjimit komunist në Europën Lindore. Rusët e dinin se Gjermania Lindore ishte shumë e rëndësishme për interesat e tyre, por nuk mund të bënin gjë kundër bashkimit të saj dhe vetë Gorba-çovi ishte i vendosur që të mos dërgonte trupa në vendet "rebele". Ajo çka është e çuditshme, është fakti se rusët madje kanë diskutuar me njëri-tjetrin për mundësinë e rrëzimit nga ana e tyre e Murit të Berlinit, 6 ditë para hapjes së tij. Kjo del në shënimet e një diskutimi në Byronë Politike më 3 nëntor të vitit 1989. Ja transkriptimi:Kryuchkov (shefi i KGB-së): Nesër, 500 mijë njerëz do të da-lin në rrugët e Berlinit dhe qyteteve të tjera...Gorbaçov:A shpresoni se Krenz (pasuesi i Honekerit) do të qëndrojë? Nuk do të jemi në gjendje që t‘ua shpjego-jnë njerëzve tanë humbjen e Re-publikës Demokratike Gjermane. Megjithatë nuk do të ishim në gjendje që ta mbanim pa Repub-likën Federale. Shevernaze (Ministër i Ja-shtëm):Më mirë do të ishte ta rrëzonim vetë murin.Kryuchkov:Do të ishte e vështirë për ata, nëse do ta bënim ne një gjë të tillë.Gorbaçov:Perëndimi nuk e do ribashki-min e Gjermanive, por dëshiron që të na përdorë ne për të parandaluar një veprim të tillë, përmes ndonjë përplasjeje mes nesh. Ish-kryeministrja britanike nuk ishte i vetmi person i shqetësuar në lidhje me ngjarjet në Gjermani. Një muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Jacques Attali, këshilltari personal i Presidentit Mitterrand, u takua me Vadim Zagladin, një ndihmës i afërt i Gorbaçovit në Kiev. Attali tha se refuzimi i Moskës për të ndërhyrë në Gjermaninë Lindore e kishte çuditur shumë lidershipin francez dhe nga ky veprim lindte pyetja: Mos vallë Bashkimi Sovjetik e kishte fjetur mendjen në lidhje me bashkimin e mundshëm të Gjermanive? Një situatë e tillë kishte ngjallur panik. Më pas ai kishte ripërsëritur të njëjtën fjali që kishte thënë edhe Thaçer në Moskë, pra që "Franca në asnjë mënyrë nuk e dëshiron ribashkimin e Gjermanisë, edhe pse e kupton se ai është i pa-shmangshëm".Në prill të vitit 1990, 5 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Attali tha se mundësia e ribashkimit po shkaktonte ankthe të mëdha te politikanët francezë. Sipas tran-skriptimeve, mësohet se ai i tha Presidentit Mitterrand që nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë ai "do të fl uturonte në Mars e do të jetonte aty".Takimet më të vështira për Gorbaçovin ishin ato që ai zhvil-loi me gardën e vjetër në paktin e Varshavës. Ata ishin të gjithë shumë dyshues ndaj tentativave të tij për të reformuar komuniz-min. Kundërshtinë më të madhe ai e pati nga Berlini Lindor. Honeker, lideri i Gjermanisë Lindore, ishte në moshë shumë të madhe dhe jo fort i kthjellët mendërisht. Lidershipi gjermano-lindor po e kuptonte se ai po humbiste kontrollin dhe si pasojë e kishin ndarë mendjen për ta zëvendë-suar. Gorbaçov ngulmoi se ata duhet t‘i zgjidhnin me njëri-tjetrin mosmarrëveshjet e brendshme. Egon Krenz, zëvendësi i Honekerit, mendonte se atij i duhej aprovimi i Moskës për të marrë pushtetin në dorë dhe për këtë arsye ai i kishte sugjeruar Gorbaçovit organizimin e një grushti shteti. Tre javë më pas, Honeker ishte përmbysur. Gorbaçov e pa me sytë e vet kaosin që sundonte në Lindje të Gjermanisë gjatë vizitës që bëri me rastin e 40-vjetorit të Gjermanisë Lindore. Ja çfarë shkruhet për datën 9 tetor në ditarin e Anatoli Chernayev, zyrtar i lartë i Kremlinit, përgjegjës për çështjet e marrëdhënieve me partitë e tjera komuniste. "Ndërsa Gorbaçov dhe Honeker po ecnin së bashku, njerëzit thërrisnin emrin e Gorbaçovit. Në ceremoni ndod-heshin rreth 20 liderë të tjerë, por asnjërit prej tyre nuk iu thirr emri. Të gjitha festimet u përqendruan te Gorbaçovi".Politikanët që takonin këshilltarët e Gorbaçovit nëpër Europë, kërkonin që liderit sovjetik t‘i për-cillej ideja se Perëndimi nuk ishte pro bashkimit të Gjermanisë. Në njërin nga transkriptimet ndodhet edhe një shpërthim që pati Gor-baçovi ndaj liderit komunist gjer-mano-lindor, Honeker: "Honeker është një trap. Ai të paktën duhet t‘u kishte thënë bashkëkombësve të tij se ka bërë gjatë kësaj kohe 4 ndërhyrje kirurgjikale, se është 78 vjeç dhe nuk ka fuqi e forcë për të përmbushur detyrat e tij. Vetë po ta kishte bërë një gjë të tillë, ndoshta mund të kishte pasur shansin të mbetej një figurë e vlerësuar në histori". Por në fakt Honeker mallkohej prej vetë gjermanëve. Pas rënies së murit, qëndrimi i Gorbaçovit ndaj ribashkimit të Gjermanive u ashpërsua. Në një takim me Presidentin e atëher-shëm të Shteteve të Bashkuara, Bush, ai i tha homologut të tij se bashkimi duhet të ndodhte në kuadrin e rikonfigurimit të Eu-ropës. Ai e akuzoi Perëndimin se po përpiqej që "të impononte" vlerat perëndimore në Europën Lindore. Ai madje ndërmori edhe një sulm ndaj Helmut Kholit, kancelari i atëhershëm gjerman, që e kishte marrë shumë me nxitim çështjen e ribashkimit. Ndërkohë, Thaçer edhe në vitin 1990 vazhdonte që t‘i ngadalësonte proceset. "Unë jam e bindur se ribashkimi i Gjermanive kërkon një periudhë të gjatë tran-zicioni. E gjithë Europa po e ndjek këtë proces jo pa frikë, duke pasur parasysh se kush i nisi dy luftërat botërore", i tha ajo Gorbaçovit. Për sa i përket ribashkimit, për realizimin e tij u deshën edhe 2 vjet të tjera negociata mes dy Gjermanive dhe 4 aleatëve fi tim-tarë të luftës së fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›