E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në stepat e Kazakistanit,aty ku "lindi" Lufta e Ftohtë

Teksa ecën në stepën e pamat të Kazakistanit, Oleg Nemytov befas ndalon dhe nxjerr një aparaturë nga çanta. Pajisja nis të funksionojë dhe kjo duket nga një dridhje e lehtë. Ai hedh sytë në ekran. Disa minuta më parë shigjeta shënonte numrin 3, ndërsa tani, vetëm pak metra më tutje, ajo shënon shifrën 10. Oleg vendos menjëherë maskën mbi gojë e hundë, si dhe vesh këmbët me disa qese të veçanta. Për ata që duan ta vazhdojnë më tej udhëtimin, ai do të shndërrohej në një rrezik të vërtetë nëse do të ecej pa këto mjete mbrojtëse. Disa minuta më vonë shigjeta e aparatit tregon një tjetër shifër rekord: 21. Këto shifra tregojnë sasinë e radioaktivitetit. Ajo që e bën Olegun të jetë kaq i vëmend-shëm në lidhje me treguesit e radioaktivitetit, është se i gjithë grupi që e shoqëron ndodhet në pikën ku 60 vjet më parë Bashki-mi Sovjetik nisi Luftën e Ftohtë, përmes shpërthimit të bombës së parë bërthamore. Shpërth-imi, që ndodhi më 29 gusht të vitit 1949, u ndoq me vëmendje shumë të madhe në një bunker të fortifikuar e të mbrojtur nga shefi i shërbimit sekret të Stalinit, Lavrent Beria. Drita e parë e shpërthimit u shfaq në orën 7 të mëngjesit. Ajo u pasua men-jëherë nga famëkeqja "kërpudhë" bërthamore, që rrezatoi në të gjithë stepën dhe pa as konsid-eratën më të vogël ndaj njerëzve që ndodheshin aty pranë, të cilët thithën një sasi jashtëzakon-isht të madhe radioaktiviteti pa ditur gjë. Teknologjia bërtham-ore është pazgjidhshmërisht e lidhur me emrat e vendeve ku kanë ndodhur tragjedi të mëdha njerëzore dhe ambientale si Hiro-shima, Nagasaki, Çernobil. Emri Semipalatinsk, në të kundërt, nuk ka një rezonancë të tillë dhe thuajse është harruar tashmë. E megjithatë është fakt se në asnjë vend tjetër të planetit nuk ka pasur një përqendrim kaq të jashtëzakonshëm të radioaktiv-itetit sa në këtë zonë dhe për një periudhë kaq të gjatë kohore. Kur famëkeqi Beria mori rrugën për në cepin e Lindjes së Largët, ku do të zhvillohej edhe eksperi-menti atomik në uzinën super-sekrete, ai e përshkroi vendin si "të pabanuar", duke harruar "me dashje" 700 mijë njerëz që jetonin në fshatrat, zonat dhe qytetet përreth. Brenda një nate të vetme, rajoni u zhduk nga harta dhe për 40 vitet që do të pasonin, shkencëtarët sovjetikë do të detononin 615 bomba bërthamore, pikërisht në poli-gonin sekret të Semipalatinskut, të cilit sot i është harruar emri. Gjatë 13 viteve të para, testet bërthamore brenda poligonit prej 80 mijë kilometrash katrorë do të kryheshin mbi tokë, duke plasur e lëshuar në mjedis sasi të jashtëzakonshme mbetjesh bërthamore e radioaktiviteti. E gjithë atmosfera e kësaj zone dhe përtej saj është një nga më të ndoturat në planet edhe sot e kësaj dite. Testet nëntokësore nisën më vonë dhe ato ndotën toka të tëra me toksina dhe mbetje radioaktive e kimike, që vazhdojnë të dëmtojnë e ndotin tokën edhe sot, dhe do ta vazh-dojnë këtë katastrofë për mijëra vjet. Kazakistani e mbylli vendin ku kryheshin provat bërthamore menjëherë pas fi tores së pavarë-sisë në vitin 1991 dhe u shndër-rua vendi i parë në botë që hoqi dorë në mënyrë vullnetare nga posedimi i armëve bërthamore. Por kjo nuk e ka ndryshuar aspak trashëgiminë vdekjeprurëse të gjithë atyre viteve anuzim e ra-dioaktivitet. Në një spital të ri të ngritur në rrethinat e Semeit, emri i ri kazak për kryeqytetin e krahinës, që ndodhet 150 kilo-metra larg poligonit famëkeq, një zonjë 54-vjeçare kockë e lëkurë ndodhet në raundin e dytë të seancave të kimiotera-pisë për kancerin e vezoreve. Ajo thotë se është e sigurt që kanceri i saj ka të bëjë me sasinë e madhe të radioaktivitetit të cilit i është nënshtruar trupi i saj për vite e vite të tëra. Në fakt, numri i kancerozëve në gjithë këtë zonë është shumë i madh. Në këtë spital kurohen 40 mijë pacientë çdo vit dhe vetëm me kancer. Ky është edhe vendi me numrin më të madh të kancerozëve në të gjithë vendin. Kur Kazakistani fitoi pavarësinë, menjëherë pas rënies së Bash-kimit Sovjetik, shteti ishte pa një kacidhe në arkat e tij dhe dëmi i shkaktuar nga 4 dhjetëvjeçarët e testeve bërthamore e pasojat e tyre ndaj njerëzve dhe mjedisit ishin vetëm një pjesë e prob-lemeve të jashtëzakonshme me të cilat duhej të përballej qeveria e re, me në krye shefin komunist të vendit, Nuruslan Nazarbayev, që është ende President sot e kësaj dite. Me largimin e tyre në kufijtë e rinj, rusët morën me vete jo vetëm të dhënat shkencore në lidhje me poligonin, por edhe të gjitha aparaturat moderne mjekësore nga spitali i Semeit. Për shumë vite, viktimat e testeve të sov-jetikëve, ndryshe nga ata të Çernobilit, u lanë në harresë të plotë dhe e vetmja gjë që ata mund të bënin ishte të lëpinin plagët e veta. Vetëm fitimet nga shitjet e mëdha të naftës bënë që më në fund qeveria të ngrinte një spital të ri për t‘u ardhur në ndihmë të dëmtuarve e të sëmurëve me kancer. Në këtë spital të bien në sy veçanërisht fëmijët me defekte të jashtëza-konshme në lindje, të cilët më së shumti janë dërguar nëpër institute ku jetojnë si mos më keq. Ndryshe nga sa ndodhi me Çernobilin, rasti i Kazakistanit që është jashtëzakonisht i rëndë, është një rast i harruar dhe një ka-pitull i mbyllur. Kjo edhe pse ajo çka ndodhi në Çernobil ishte rasti i një incidenti të vetëm tragjik, ndërsa në rastin e Kazakistanit kemi të bëjmë me 40 vjet prova të vazhdueshme bërthamore, që do të thotë se gjatë kësaj periudhe të gjithë njerëzit të cilët kanë jetuar apo jetojnë rreth kësaj zone, u janë nënshtruar testeve. 160 ki-lometra në perëndim të Semeit shtrihet Kurchatov, një ngujim i ndërtuar me shumë kujdes dhe që një herë e një kohë ishte qyteti më misterioz në Bashkimin Sov-jetik. Në këtë vend, shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë mënyrat për të përqendruar ndotjen e ambientit vetëm brenda kufi jve të poligonit. Ajo çka tashmë është e qartë, është se vendet që iu ekspozuan ndotjeve do të jenë të pabanueshme për një kohë ende të pacaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›