E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin për herë të parë evenimenti artistik “Festival Bar Albania”

Për herë të parë në Shqipëri, organizohet një evenimenti artistik Festival Bar Albania Trupa profesioniste është e përbërë nga balerinë, këngëtare, instrumentistë, aktor dhe moderator

Izaura Ndoj

Për herë të parë në Shqipëri, organizohet një evenimenti artistik Festival Bar Albania që do të nis të premten me 18 qershor dhe do të zhvillohet për 2 muaj e 10 ditë, çdo ditë në Golem. Trupa profesioniste është e përbërë nga balerinë, këngëtare, instrumentistë, aktor dhe moderator. Dje gjatë një konference për shtyp për Festival Bar Albania, që do të nis të premten udhëheqësi artistik i këtij evenimenti, Gjergj Leka u shpreh se : Ky aktivitet se pari ka qëllim të promovojë talentet nga të gjitha fushat; muzika, aktrimi, baleti, sporti e se dyti të argëtoje gjithë të pranishmit, me një program që nis nga mëngjesi deri në mbrëmje. Festival Bar Albania synon të jetë një aktivitet i përvitshëm që do të afrojë rreth vetës të gjithë artdashësit në stinën më të nxehtë, dhe ku për hir të së vërtetës aktivitetet duhet të jenë edhe më të shumta", veçoi Leka. Ndërkohë, regjisori i shfaqjes, Alfred Trebicka vuri theksin tek sipërmarrja e një trupe të madhe artistësh të rinj, që prej muajsh janë aktivizuar për të sjellë një program maratonë, e njëherazi për të zhvilluar sa më shumë jetën kulturore në qytetin e Durrësit, pikërisht gjatë sezonit veror. "Po punojmë dhe premtojmë që do të sjellim një spektakël që do të ketë elementet e një show artistik të vërtetë, por këtë herë gjithçka do të sillet nga artistët e rinj, që fatkeqësisht në Shqipëri e kanë të vështirë të ecin dhe depërtojnë për të zhvilluar karrierën artistike. Këtë herë iniciativën për ta çuar më tej talentin dhe punën e tyre, nuk e ka marrë përsipër ndonjë media, por një grup njerëzish të mbledhur në kompaninë "Hëna Variete" që jo vetëm do t'i lançoje por edhe do të sjell çdo ditë spektakle me një tematike të caktuar", u shpreh Trebicka. Trupa e përbërë nga 30 artistë profesionistë së bashku me artistë të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit, për tre muaj rresht, do të përformojë në skenat e reja të ngritura posaçërisht për këtë event tek “Hëna Resort” në Golem. Ky eveniment i rëndësishëm do t’i shërbejë më së miri edhe imazhit të turizmit shqiptar, kaq i rëndësishëm për promovimin e bukurive natyrore dhe siteve arkeologjike të vendit tonë. Gjate këtyre ditëve të verës, nuk do të ketë vetëm aktivitet koncertal në orët e mbrëmjes, por programacioni do të fillojë që orët e para të mëngjesit me një program të studiuar mire nga stafi drejtues.

Programi i festivalit deri në 25 qershor

18 qershor– Mbrëmje Gala e spektaklit – Balet, këngë, mode e spektakël. Viva el tango! – Spektakël koreografik dedikuar tangos. Performanca skenike nga trupa e baletit dhe muzike instrumentale nga orkestra. I ftuar violinist Nikola Kondakci. Spektakël i shoqëruar edhe me imazhe video.
19 qershor- Mbrëmje latine – Dedikuar muzikës dhe dancit latin. Balet, muzikë, këngë dhe mësim kërcimi latin për të gjithë. Marrin pjese dhe balerinë të zgjedhur nga shkollat shqiptare të dancit latin. E ftuar balerina Isida Mollaymeri.
20 qershor– Mbrëmje e dedikuar këngës qytetare shqiptare e shoqëruar me imazhe video nga bukuritë shqiptare autoktone. Programi vazhdon me vallet më të bukura popullore shqiptare dhe mësimin e tyre për pushuesit.
21-24 qershor- Ti vlen! – Konkurs i talenteve të reja shqiptare në këngë, balet, instrument dhe aktrim. Drejton Gjergj Leka. Kampionati mbarëkombëtar i forcës së krahut.
25 qershor– Në ditën e dasmës – Sfilatë mode me veshje nusesh e shoqëruar me muzikë dhe këngë dasmash shqiptare.

15 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›