Mbërrin sasia e parë e vaksinave, "përpihet" nga qytetarët
Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për mbërritjen e sasive të konsiderueshme të vaksinës së gripit të zakonshëm. Edhe sipas Institutit të Shëndetit Publik, ende nuk dihet se kur do mbërrijë me ekzaktësi sasia e parë e vaksinave të gripit të zakonshëm. Por pavarësisht këtyre deklaratave, qytetarët dhe farmacistët, në bashkëpunim me grosistë e njëkohësisht edhe në sajë të lidhjeve të tyre të kooperimit mes homologëve në vendet e Bashkimit Europian, kanë arritur të gjejnë mënyrat e tyre alternative për të zgjidhur problemin e mbrojtjes nga gripi i derrit. Disa nga farmacitë kryesore të kryeqytetit tashmë kanë siguruar sasi të vogla vaksinash për klientët e tyre. Vaksina e gripit të zakonshëm ka nisur të shitet prej disa ditësh, ndërkohë që një pjesë e mirë e barnatoreve as nuk kanë arritur t‘i nxjerrin produktet në vitrinë, sepse ato kanë "avulluar".
Vaksinat
Në mënyrë private, një pjesë e farmacive më të njohura në kryeqytet kanë arritur të sigurojnë sasi vaksinash, të cilat janë shpërndarë me porosi. Qytetarët duke nisur nga muaji gusht kanë kërkuar paketa vaksinash për të afërmit e fëmijët, duke krijuar kështu një sasi të konsiderueshme për t‘u blerë me shumicë. Vaksinat kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian dhe janë siguruar duke zbatuar të gjitha rregullat e tregtisë së barnave në territorin e vendit tonë. Çmimi i vaksinave ka qenë 1200 lekë të reja dhe në disa farmaci të qendrës së Tiranës sot kryeqytetasit mund të sigurojnë disa doza. Kjo vaksinë ndihmon për të imunizuar organizmin nga qarkullimi i gripit të zakonshëm 2009-2010. Kryesisht vaksina sugjerohet për fëmijët e vegjël, moshat e treta, pacientët kronikë dhe personat që janë në lëvizje të vazhdueshme. Për sa i takon periudhës kur mund të merret është nga shtatori deri në nëntor, më pas vaksina ul efektshmërinë.
Virusi agresiv
Shtimi i infeksioneve të frymëmarrjes, virozat e stinës, uljet e temperaturave dhe qarkullimi i AH1N1 në vendin tonë do të krijojnë një situatë edhe më problematike. Do të kemi shtim të rasteve, kombinim të virozëve, si dhe priten kombinime të gripit të zakonshëm me atë të derrave, AH1N1. Buletini i fundit informativ i Institutit të Shëndetit Publik referoi se nga java në javë kemi shtim të infeksioneve respiratore dhe në mënyrë të veçantë te moshat pediatrike. Më të rrezikuarit mbeten fëmijët, ndërkohë që situata e monitorimit për moshat pediatrike nuk është e monitoruar 100 për qind. Mungojnë sasi të konsiderueshme kampionësh ekzaminimi. Sakaq, vaksina specifike e gripit të derrit do të mbërrijë në muajin nëntor. Mbi 3 milionë dollarë është fondi në dispozicion për sigurimin e vaksinës kundër virusit të gripit A (H1N1). Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja.
"Përveç kompanive është kontaktuar edhe me qeveri të Bashkimit Europian dhe me vendet fqinje, në mënyrë që vaksina të vijë sa më shpejt. Veç masave të përgjithshme, vaksinimi luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e popullatës. Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar vaksinimin e 1/3 të popullsisë", deklaroi Bejtja. Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë për pandeminë e virusit A(H1N1), si fillim do të vaksinohen grupet e riskut, kategoritë e konsideruara si prioritare dhe më pas pjesa tjetër e popullsisë.