E Diel, 1 Nëntor 2026

Seks për 2500 lekë, pranga vajzës së re

Seks kundrejt 2500 lekëve, kapet një vajzë 21-vjeçare, ndërkohë që vihet nën hetim një burrë. Policia e Tiranës tha sot se, nga specialistët e seksionit kundër trafiqeve u krye arrestimi në flagrancë i Gilberta K., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Burimet zyrtare thanë se arrestimi është bërë pasi u kap duke ushtruar prostitucion kundrejt shumës së parave prej 2500 lekësh. Kanë qenë agjentët e antitrafikëve që kanë bërë hetimet ndaj vajzës së re. Ata kishin marrë informacione për aktivitetin e saj dhe dje e kanë kapur duke ushtruar prostitucion. Kjo qytetare u gjend në ambientet e banesës së Nikollë N., 40 vjeç e ndodhur në rrugën "Bardhok Biba" në Tiranë, i cili do të ndiqet në hetim të lirë për konsumim të veprës penale të "mbajtje ambientesh për prostitucion". Ndërsa vajza Gilberta K. është vënë nga policia në gjendje arresti për konsumim të veprës penale të "ushtrimit të prostitucionit". Gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçarja nuk e ka pranuar se ishte duke ushtruar prostitucion kundrejt pagesës. Ajo ka deklaruar se ishte te shtëpia e të dashurit. Por burime policore thanë se kanë siguruar provat që ajo ofronte kënaqësi kundrejt shumës 2500 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›