Mbështetësit e Topit, presion Berishës
Turbullohet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur dje në një mbledhje urgjente grupin kuvendor të PD-së, për të diskutuar lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Çështja e kompetencave të Presidentit është prekur vetëm pak nga deputetët demokratë, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me nenin 93, që zbeh në mënyrë të drejtpërdrejtë funksionin aktual të Presidentit të Republikës. Kryeministri Berisha ka preferuar të anashkalojë në grupin e tij këtë pikë të Kushtetutës, duke premtuar se kjo çështje do të diskutohet në ditët në vazhdim dhe ka mëshuar fort në sistemin elektoral që pritet të vendoset në mirëkuptim me partinë më të madhe opozitare. Deputeti i PD-së, Rexhep Uka, ka qenë i pari i cili ka hapur debatin lidhur me nenin që heq kompetencat e Presidentit, por është anashkaluar më pas nga deputetët e tjerë të cilët janë fokusuar më shumë te sistemi elektoral, sesa te kompetencat e kreut të shtetit. Në mbledhjen e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, kanë munguar dy nga mbështetësit më të fortë të kreut të shtetit, Besnik Mustafaj dhe Bujar Leskaj. Mbështetësit e Presidentit Bamir Topi, në një farë mënyre kanë "bojkotuar" dje mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve pro Topit kanë marrë pjesë në mbledhje për të mësuar zhvillimet më të fundit brenda partisë.
PD, në krizë
Nis sërish përplasja institucionale mes kreut të shtetit dhe numrit një të qeverisë. Ndërhyrjet në Kushtetutën e Shqipërisë kanë turbulluar ujërat brenda partisë më të madhe në vend. Mazhorancës i duhen 94 vota gjithashtu për të realizuar suksesshëm planin e saj, megjithatë një grup deputetësh demokratë kanë kundërshtuar hapur ndryshimet në Kushtetutë, veçanërisht në ato pika që lidhen me kompetencat e Presidentit. Insistimi i herëpashershëm i avokatit dhe deputetit Spartak Ngjela kundër ndryshimeve në Kushtetutë lë mazhorancën aktuale me një votë më pak. Ngritja e zërit kundër ish-mikut më të mirë të Berishës, Besnik Mustafaj, po për të njëjtën çështje trondit numrat në Kuvend për të siguruar suksesshëm numrin e duhur të votave për të realizuar ndërhyrjet e propozuara nga një segment brenda kampit blu. Bujar Leskaj është zëri më i ri brenda Partisë Demokratike, i cili deklaron hapur se nuk do të votojë amendamentet të cilat ulin kompetencën e kreut të shtetit. Nga ana tjetër, numri një i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, bën me dije se nenet e propozuara për ndryshim nuk janë paragrafë të Biblës apo të Kuranit, për të mos iu nënshtruar ndryshimeve. Patozi i mëshon fort faktit se propozimet e PD-së për ndryshimet në Kushtetutë tashmë janë bërë publik dhe nuk ka më kthim mbrapa, megjithatë ai lë ende vend të hapur për diskutime gjatë ditëve në vazhdim. Në këtë mënyrë, mazhoranca po humbet terren brenda vetes së saj, duke dështuar edhe në tentativën për të joshur aleatët lidhur me ndryshimet në Kushtetutë. Duket se strategjia e vetme e Kryeministrit Berisha për të zhdukur konfliktualitetin jo vetëm brenda Kuvendit, por edhe brenda Partisë Demokratike, është të lërë në dorë të popullit zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm dhe të tërhiqet nga ndryshimi i nenit 93 të Kushtetutës, duke mos ndryshuar kompetencat e kreut të shtetit. Kjo është një çështje tjetër që do të kërkohet nga disa deputetë të mazhorancës, të cilët konsiderojnë me vend që kreu i shtetit të zgjidhet nga populli dhe jo nga Parlamenti.
Deklarata / Reagon Topi: PD po prish themelet e shtetit
Presidenti: Politikanët, të kujdesshëm me Kushtetutën
Presidenti Topi i ka kërkuar Partisë Demokratike që të tërhiqet nga nisma e saj për të zvogëluar kompetencat e kreut të shtetit me anë të ndërhyrjeve që janë parashikuar të bëhen në Kushtetutë.
Numri një i shtetit, në mënyrë diplomatike ka ngritur zërin kundër atyre segmenteve që po tentojnë të fusin hundët në kompetencat e Presidentit. Kreu i shtetit ka komentuar propozimet e PD-së për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës, duke u sugjeruar forcave politike të tregohen të kujdesshme për ndryshimet në dokumentin themeltar të shtetit. Presidenti i ka dërguar mesazhin dy gjigandëve të politikës shqiptare që të bëjnë kujdes sepse po lëkundin themelet e shtetit. Indirekt, kreu i shtetit ka akuzuar nismëtarët se kështu do të shembin ndërtesën, duke u bërë thirrje atyre që të tërhiqen nga kjo nismë. Presidenti është munduar që të tregohet i distancuar nga veprimet e fundit që dy forcat politike janë duke menduar të zhvillojnë, duke u shprehur se "është në parimet e mia, por edhe në detyrimet e këtij pozicioni, që të mos interferoj në çështjet e debatit politik. Në rast se do të shkëputesha nga ky pozicion, qoftë në një pozicion politik, qoftë në një pozicion civil të paangazhuar, sigurisht do të kisha shumë për të thënë edhe për këtë situatë". Presidenti theksoi një ditë më parë se "kur bëhen lëvizje të Kushtetutës, i cili është dokumenti themeltar i shtetit, forcat politike, politikanët, cilët do qofshin ata, pavarësisht nga ‘background‘-i dhe eksperienca e tyre, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse po të prekësh themelet e shtetit, pa pasur një mendim të qartë dhe për të ndërhyrë në mënyrë shumë frekuente, atëherë do të thotë të mos japësh asnjë lloj garancie për muret e ndërtesës". Kreu i shtetit bëri me dije se nëse këto ndryshime bëhen të bazuara, atëherë duhet të ketë konsultime për këto ndërhyrje në Kushtetutë. Topi ka theksuar se Kushtetuta duhet të preket vetëm atëherë kur të jetë konsultuar më parë me segmente të caktuara.
Kushtetuta/ Ndryshimet e propozuara nga relatorët e PD-së
Neni 93, "molla e sherrit" për Berishën dhe Topin
"Armët" janë bërë gati, vetëm se nga të dyja palët pritet sinjali përfundimtar për të filluar luftën institucionale, e cila i ka munguar vendit që pas largimit nga presidenca i ish-kreut të shtetit, Alfred Moisiut. Ndryshimi i nenit 93 është pika më delikate që rrezikon konfliktualitetin mes dy institucioneve më të larta drejtuese në vend. Partia Demokratike ka propozuar që Presidenti i republikës në zbatim të kompetencave të tij të nxjerrë dekrete. Në nenin që sipas PD-së duhet të ndryshojë, është vendosur shtesa që dekretet e Presidentit kundërfirmosen nga Kryeministri ose ministri përkatës, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenet 87 dhe 104. Gjithashtu, Partia Demokratike ka propozuar disa amendamente për ndryshimin e Kushtetutës. Propozimet e PD-së prekin mënyrën e shkarkimit të Kryeministrit, parashikojnë një mandat pesëvjeçar për Prokurorin e Përgjithshëm, riformulimin e formulës kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, si dhe heqjen e neneve për KQZ-në dhe kalimin e tyre në Kodin Zgjedhor. Propozimet e demokratëve u bënë në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku socialistët bënë të njohura propozimet e tyre për amendime kushtetuese për sistemin zgjedhor. Socialistët thonë se në kushtet e Shqipërisë duhet një sistem elektoral proporcional.
Propozimet e demokratëve cilësohen si ndryshime të themeleve të Kushtetutës. Konstitucionalistë vendas i quajnë të nxituara ndryshimet e Kushtetutës për sistemin zgjedhor. Komisioni i Ligjeve e shtyu sërish miratimin e nismës së PS-së për ndryshime në Kushtetutë lidhur me sistemin zgjedhor. Partitë e vogla të krahut të majtë thanë se do të bllokojnë në Kuvend nismat kushtetuese nëse nuk arrihet kompromisi për reformën zgjedhore. Ndërsa partitë e vogla të djathta, aleate të PD-së, i kërkojnë me anë të një letre kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të mbledhë urgjentisht tryezën e mazhorancës, ku të unifikohet qëndrimi për reformën zgjedhore.
Partia Demokratike u lyp votat aleatëve për Kushtetutën
Patozi: Berisha, në tryezë me aleatët
Tryeza e nivelit të lartë mes Kryeministrit Berisha dhe aleatëve të tij është vetëm pak orë larg zhvillimit të saj. Numri një i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, ka bërë me dije se shefi i qeverisë do të takohet shumë shpejt me kryetarët e partive aleate për të diskutuar lidhur me ndryshimet në Kushtetutë.
Ideja e Berishës është që të joshë aleatët për të siguruar votat e duhura për të realizuar ndërhyrjet në dokumentin themeltar të shtetit. Por aleatët do të shfrytëzojnë edhe momentin për të rënë në kompromis me Kryeministrin lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar. Takimi në tryezën e rrumbullakët dhe ai kokë më kokë me liderin e PD-së duket se do të sjellë edhe zhvillimet më të fundit në sferën politike. "Partia Demokratike do të japë kontributin e vet të pazëvendësueshëm në avancimin e mëtejshëm të reformave, sidomos asaj zgjedhore", Patozi pas përfundimit të mbledhjes së grupit. Qëndrimi i panegociueshëm i PD-së është që të mbështesë propozimet e ardhura nga kampi rozë lidhur me ndryshimet në Kushtetutë, ndërkohë që tentativa për t‘i konkluduar këto ndryshime kërkon bashkëpunimin edhe të partive të vogla, megjithëse jo të gjithave domosdoshmërish. "Ne e kemi shpallur tashmë që do të mbështesim çdo propozim që vjen nga opozita lidhur me sistemin zgjedhor dhe i përmbahemi këtij qëndrimi", tha ai. Për sa u përket diskutimeve me aleatët, Patozi tha se "ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm dhe respekt të vazhdueshëm për aleatët dhe unë besoj se shumë shpejt do të ketë takim të nivelit të lartë me ta".