Narta pa ujë, banoret ne proteste
Reagimi
Prej me shumë se 6 muajsh banorët e fshatit të Nartës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas banorëve, problemi i ujit në këtë fshat me rreth 300 familje ka nisur të ndihet që prej dy vjetësh, por prej disa muajsh uji mungon tërësisht. Banorët thonë se nuk dihet se kush është shkaktar i këtij problemi, por herë fajësohet TEC-i i ndertuar aty prane dhe herë të tjera lidhjet abuzive të lokaleve që gjenden në zonë. Sipas tyre, problemi i ujit të pijshëm zgjidhet duke u blerë ndërsa për t’u larë apo për të larë rrobat përdoren puset apo burimet natyrore. Protestuesit shprehen se mungesa e ujit është një gjë jetike dhe transportimi i bidonave me ujë apo blerja e tij është një gjë e papërballueshme për ta. Fshstarët e zonës kanë kërkuar që të sillet sa më shpejt uji i pijshëm në rubinetat e tyre pasi edhe linja e ujësjellësit dhe pompat janë funksionale, ndërsa sipas tyre, është mungesa e dëshirës së mirë të institucioneve përkatëse që fshati të furniohet me ujë.
#