E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e dosjeve të pronave, mister motivet

Vlorë
Policia nuk ka ende në dorë inventarin e plotë të dosjeve të AKP-së

Policia e Vlorës nuk e ka ende të qartë se çfarë dokumentesh janë vjedhur në zyrat e Agjencisë së Kthimit të Pronave të qarkut dhe për ç’arsye është bërë kjo vjedhje. Drejtori i policisë, Ylli Metko, tha dje për gazetën “Shqip” se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se janë vjedhur disa dosje që kanë qenë në përpunim e sipër. “Për ne nuk është shqetësuese mungesa e këtyre dosjeve, pasi ato ne mund t’i kemi përsëri, por pse janë vjedhur keto dosje?” Drejtori i Policisë së Qëarkut Vlorë pohon se prej ditësh në Agjencinë e Kthimit të Probnave po punohet për të bërë inventarin e dosjeve, në mënyrë që të përcaktohet numri i dosjeve që mungojnë dhe specifikat e tyre. “Janë pyetur dhe do të pyeten personat që kanë pasur këto dosje. Po bashkëpunohet me prokurorinë e Vlorës, duke pyetur persona të ndryshëm e të dyshuar. Por edne nuk kemi një pistë të qartë hetimi dhe një motiv, pse janë vjedhur këto dosje", thotë Metko. Ai sqaron se ekzistojnë dyshime që hajdutët të jenë futur në zyrat e AKP-së për të vjedhur diçka tjetër dhe për të humbur gjurmët kanë marrë dosjet.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›