E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet në arrest shtëpie biznesmeni



TIRANE - Gjykata e Tiranës rrëzoi tre ditë më parë kërkesën e biznesmenit elbasanas Ilir Sulo, për heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie", vendosur për të nga Gjykata e Apelit e kryeqytetit. Gjyqtarja Elona Gjoka, e cila kishte vendosur masën e sigurisë katër muaj më parë për këtë person, vendosi t'ia rrëzonte kërkesën Sulos, i cili i ishte drejtuar togave të zeza për zëvendësim të masës së sigurisë. Sulo akuzohet se është përfshirë në çështjen e tenderit të uniformave të Ministrisë së Brndshme, për të cilën janë marrë në përgjegjësi penale 7 persona, biznesmenë dhe zyrtarë. Në momentin e nisjes së hetimeve, në dhjetor të vitit të kaluar, Sulo ndodhej jashtë vendit, në Bullgari, ndërsa gjykata vendosi për të masën e sigurisë "burg pa afat" në mungesë. Pas ekstradimit në Shqipëri Gjykata e Apelit e Tiranës ia hoqi këtë masë sigurie, duke vendosur "arrest shtëpie". Pas kësaj biznesmeni iu drejtua gjykatës për heqjen e masës së sigurisë, kërkesë e cila u rrëzua në gjykatë. Sipas prokurorisë vlera e tenderit shkonte në 175 milionë lekë të reja, ndërsa të pandehurit akuzohen se kanë ofruar 125 mijë euro ryshfet. fa.ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›