E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentë nga Shqipëria e Kosova diskutojnë për informacionin

Një konferencë mbarëkombëtare me profil ekonomik, e iniciuar nga studentë dhe ku referues kanë qenë po ata, është zhvilluar dje në Sarandë. Konferenca e Dytë Mbarëkombëtare iu kushtua cilësisë së informacionit dhe rëndësisë që ai ka për përdoruesit e tij. Pjesëmarrës ishin studentë të profilit ekonomik të fakultetit nga universiteti i Tiranës, nga filiale të tij në qytete të tjera të vendit, duke përfshirë edhe Sarandën. Për herë të parë bashkëpunimi është shtrirë edhe me universitet jopublike, sikurse është universiteti "Sevasti e Parashqevi Qirjazi", i përfaqësuar nga dekani Stefan Qirici dhe studentë të tij. Studentët kanë kumtuar për standardet kombëtare të kontabilitetit në funksion të rritjes së cilësisë së informacionit kontabël, për hapësirat e adaptimit të suksesshëm të standardeve të reja, për mentalitetin e sipërmarrësve dhe ndikimin e tij në implementimin e standardeve të reja. Në të informacioni është argumentuar si mjet për modelimin e universiteteve. Në këtë konferencë të dytë mbarëkombëtare me profil të mirëfilltë ekonomik kanë munguar studentë e pedagogë nga Maqedonia, për shkak të situatës së vështirë paszgjedhore atje, ndërsa studentë nga Universiteti i Prishtinës kanë sjellë realitetin kosovar në fushën e përdorimit të informacionit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›