Taksa progresive nje nga prioritetet e qeverise se re italiane
Qeveri e re, program dhe rregulla të reja. Një nga projektligjet që qeveria Berluskoni nuk aprovoi ndonjëherë ishte taksa progressive, kryesisht taksa mbi sektorin imobiliar. Taksimi vendor mbi banësën e parë në Itali, pavarësisht kundërshtimit të Konfederatës së Përgjithshme të Punës, duket se do të rishqyrtohet dhe t’i bashkohet taksës unike vendore, e parashikuar nga federalizmi fiskal për vitin 2012.
Për të fuqizuar arkën e shtetit , përvec taksës mbi banesën e parë prej 3,5 miliardë eurosh, qeveria Monti do të aplikojë edhe atë mbi pasurinë, apo mbi të ardhurat, parave cash, aksioneve, fondeve e obligacioneve. Kjo lloj takse është kundërshtuar disa herë nga qeveria Berluskoni. Por jo vetëm nga ish kryeministri, edhe shumë ekonomistë të tjerë italianë dhe ekspertë të financave, vlerësojnë se nëse do të aplikohet taksa progressive, dy do të jenë efektet negative. E para taksa mbi pasurinë thonë ekspertët italianë , do të dëmtonte rëndë tregun e brendshëm, ndërsa efekti i dytë negativ, pra taksa e re progresive do ta cojë Italinë në recesion.
Gjithsesi kryeministri i ri Mario Monti ka premtuar se do të punojë për një reduktim të tatimeve dhe të kontributeve që rëndojnë mbi punën dhe aktivitetin prodhues. Programi i ri i qeverisë propozon atë lloj taksimi sipas parimit, kush ka më shumë paguan më shumë, kush ka më shumë shtëpi do taksohet më shumë. Monti e ka cilësuar heqjen e taksës vendore mbi sektorin imobiliar nga ana e qeverisë Berluskoni, si një anomali italiane dhe vendosja e taksës progressive sipas tij do të jetë edhe ndërhyrja e parë e qeverisë së re.
Nga ky lloj taksimi, arka e shtetit italian do të përfitojë më shumë se 3,5 miliardë euro.