Verona, banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit

01/06/2005 Përdormnin rumunë për të ruajtur vajzat që shfrytëzonin
Policia e qytetit të Veronës në Itali, ka shkatërruar dje një bandë shqiptaro-italiane, e cila menaxhonte trafikun e prostitucionit dhe lëndëve narkotike në këtë zonë. Sipas mediave italiane, banda drejtohej nga shqiptarët dhe ishte nën hetim që prej marsit të vitit të kaluar. Policia e Veronës ka vënë në pranga gjashtë shqiptarë dhe ka nisur hetimin për pesë të tjerë dhe një shtetas italian. Mediat vendase kanë pohuar se operacionet e policisë italiane janë kryer në disa zona të Veronës. Kështu, policia ka kontrolluar të gjitha zonat e Venetos, Trentino-Alto-Adige dhe Liguria. Policia italiane ka pohuar se banda drejtonte trafikun e prostitutave që vinin kryesisht nga Evropa Lindore. Vajzat detyroheshin të prostituonin dhe kërcënoheshin nga anëtarët e bandës. Ndërsa për ruajtjen gjatë aktivitetit të tyre, ishin në dispozicion 11 rumunë. Gjithashtu, banda e shqiptarëve merrej edhe me trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali. Pasi mbërrinte në brigjet e Adriatikut, droga u shpërndahej shtetasve afrikano-veriorë, të cilët e tregtonin në të gjithë Italinë.
"Peqini"
Organizata me të njëjtin emër ka çuar, 13 në pranga dhe janë sekuestruar 115 kile heroinë. Antimafia italiane ka ndërmarrë operacione të shumta në dyjavëshin e fundit, kundër organizatave të trafikut të drogës dhe arrestimet më të shumta kanë qenë të shqiptarëve. Operacioni i koduar "Peqini", ka dërguar dy ditë më parë në qelitë italiane 13 shqiptarë, të cilëve u janë sekuestruar 115 kilogramë heroinë. Sipas hetuesve italianë, operacioni ka marrë emrin e vendit nga ishin trafikantët e narkotikëve. Agjentët e Grupit Operativ të Antidrogës së Nuklit Rajonal të Policisë Gjyqësore të Lombardisë, gjatë aksionit kanë vënë sekuestro dhe për një laborator ku përgatitej droga. Arben Çaushaj, Mezit Mali dhe Qemal Hoxha, janë tre nga të prangosurit që përmenden nga shtypi i vendit fqinj, duke mos dhënë emrat e të arrestuarve të tjerë.
Leçe
Në operacionin në Leçe, prokuroria kishte urdhëruar arrestimin e 17 personave të akuzuar si pjesëtarë të organizatës mafioze “MAROBITO’, ku ndër ta tre shqiptarë nga qyteti i Vlorës.
Kanë qenë të penduarit e “Sakra Korona Unitës“, që me dëshmitë e tyre kanë prerë fletëarrestet për 17 anëtarë të organizatës të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve me emrin “MAROBITO“. Rreth 200 karabinierë të pajisur edhe me helikopterë e mjete antidroge, kanë kryer operacionin për ekzekutimin e 17 fletëarresteve. Por, dy nga tre shqiptarët kanë mundur t’u shpëtojnë prangave. Droga dyshohej se vinte nga Turqia dhe kalonte nëpër Shqipëri drejt brigjeve të Italisë. Tre shqiptarët e akuzuar si pjesëtarë të kësaj organizate, janë Lindita Murati, 34 vjeçe, nga Vlora, me rezidencë në Leçe, e arrestuar; bashkëshorti i saj Gëzim Hoxha, 44 vjeç dhe Ermal Mehmeti, 29 vjeç, që të dy nga Vlora e të shpallur në kërkim.
Të penduarit e “Sakara Korona Unita” tregojnë mafian shqiptare
Policia italiane ka goditur ditë më parë një tjetër grup të mirorganizuar të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta në qytetin verior të Milanos, ku në përbërje të saj kanë qenë edhe shqiptarë. Sipas mediave italiane, në këtë organizatë të trafikut të heroinës dhe kokainës, janë të përfshirë edhe shqiptarë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ka qenë Prokuroria e Milanos, ajo që ka urdhëruar 12 fletëarrestet ndaj shtetasve italianë, marokenë dhe disa shqiptarëve. Policia italiane ka njoftuar dje median vendëse se janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 30 kilogramë drogë e fortë deri tani në qytetin e Milanos. Gjithashtu, operacioni i policisë italiane vazhdon për ekzekutimin e urdhërarresteve. Sipas mediave italiane, policia e këtij vendi ka pohuar se dyshohet që heroina dhe kokaina të mbërrinte në Milano nga Holanda, e më pas shpërndahej në gjithë qytetet e veriut të Italisë.