E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet në qeli autori i vjedhjes së 16 milionë lekëve



FIER - Ka mbetur në burg i dyshuari i vetëm i arrestuar për vjedhjen e shumës prej 160 mijë dollarësh, ish-drejtorit të Uzinës së Përpunimit të Naftës Fier, Ilir Dulla. Edmond Avdo, i arrestuar për vjedhje në bashkëpunim të një shume të madhe valute në shtëpinë e ish-drejtorit të Rafinerisë së Fierit është përballur dje me togat e zeza, të cilat kanë vendosur masën e vlerësimit të sigurisë për të. Pranë Gjykatës së Rrethit Fier, Edmond Avdo ka marrë masën e sigurisë "burg pa afat" deri në mbylljen e procesit të gjykimit dhe të hetimit të nisur ndaj tij. Disa ditë më parë u grabitën në banesën e tij ne Durrës 85 mijë euro dhe 60 mijë dollarë amerikanë.

14 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›