E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet në qeli polici i rremë i burgjeve

 

TIRANE - "Burg pa afat" ishte masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës vendosi dje për "policin" e rremë të burgjeve, Bledar Beqari, i cili u kap katër ditë më parë i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim titujsh. Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake, pohoi se 26-vjeçari u prangos pasi u kishte paraqitur policëve të qarkullimit një dokument policie të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe në xhamin e mjetit të tij tip "Ford" me targa të huaja 585259, mbante një stemë policie. Më pas atij iu gjetën edhe një sërë dokumentesh të tjerë të falsifikuar. Vetë i pandehuri duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pohoi se falsifikimin e kishte kryer për shkak se policët e qarkullimit e bezdisnin teksa lëvizte nëpër kryeqytet me makinën e tij.                              f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›