E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim i gjashti për 2 kile heroinë

 

TIRANE - Droga e bllokuar mesditën e të shtunës në kryeqytet, ka ardhur nga Elbasani ndërsa sipas hetimeve ishte porositur nga Nikolin Merko, 37 vjeç. Si ndërmjetës në këtë linjë pazaresh, sipas burimeve të policisë, mësohet se Denis Arben Çaveli, 20 vjeç, Fatmir Mezini, 19 vjeç. Sipas burimeve të policisë, lidhjet e tyre dhe njohjet në Elbasan me dy personat që sipas hetuesve e kanë sjellë mallin nga ky qytet. Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim edhe një person të gjashtë, që është identifikuar si i përfshirë në këtë linjë të trafikut të brendshëm të heroinës. Vlera e mallit të sekuestruar nga policia mësohet se kapte të shpallurit në kërkim nga policia, por të dhënat e tyre flasin për një rol ndërmjetësi. Policia pohon se ai ka qenë edhe më parë i vëzhguar prej tyre, si i dyshuar në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Vlera e drogës mësohet se kapte shifrën e rreth 30 mijë eurove, ndërsa nga bisedimet e palëve është lënë që për mallin të paguheshin 26 mijë euro. Sot pritet që të arrestuarit të përballen në gjykatë me akuzën e prokurorisë dhe me vlerësimin e masës së arrestit.                                  d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›