E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet e Elbasanit, Bradasheshi kundër landfillit

Ndërtimi i vebndgrumbullimit të mbetjeve urbane të Elbasanit ka krijuar përplasje mes komunës së Bradasheshit dhe Bashkisë së qytetit.
Pak jave me pare kryetari i bashkise Elbasan, Qazim Sejdini, ka theksuar se eshte perzgjedhur komuna e Bradasheshit per te ndertuar landfillin e qytetit, ndërsa ky fakt ka sjellë reagimin e kryekomunarit Sabri Sallaku.
 

Ai thotë se nuk do te lejoje realizimin e ketij projekti qe do te ishte nje tjeter ndotes per kete zone. Sallaku thekson se do te perdoren te gjitha mundesite ligjore dhe njerezore per te mos lejuar zhvendosjen e landfillit ne territorin e komunes se tij.
 

Çeshtja e fushes se mbetjeve urbane ne qytetin e Elbasanit eshte nje prej ceshtjeve me te diskutuara ne kete qytet, pasi eshte edhe problematika me kryesore qe shqeteson me se shumti qytetaret.
 

Dampa e ish tecit ne ish Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit eshte permendur shpesh here si nje mundesi per tu shfrytezuar per kete qellim, nje projekt ky qe ka ndeshur ne shume kundershtime.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›