E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e minatorit, FRESSH protestë në Bulqizë

Vdekja e minatorit, Dilaver Koci, dy ditë më parë në thellësitë e minierës ka nxitur përfaqësuesit e FRESSH të organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë.
 

E kryesuar nga kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, të rinjtë socialistë kanë organizuar protestën e tyre pikërisht në vendin ku humbi jetën 53 vjecari, babai i 3 fëmijëve. Spiropali e ka cilësuar këtë një ngjarje tepër të rëndë, dhe përgjegjëse bën qeverinë.
 

Ajo shton se shumë fëmijë minatoresh sot rriten jetimë dhe në mëshirë të fatit, si pasojë e mungesës së kushteve teknike të punës.
Më pas, të rinjtë socialistë bën një vizitë ngushëllimi në familjen e minatorit të vrarë.
 

Minatori,Dilaver Koci, mbeti i vrarë nga një masiv dheu, rreth 600 metra nën thellësitë e tokës në galerinë numër 41 në një galeri private. Dyshohet se mungesa e kushteve teknike i mori jeten babit te 3 femijëve.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›