Mbetjet e armatimeve, rrezik për banorët
Në fshatin Frakull e Madhe, komuna me të njëjtën emër në Rrethin e Fierit, deri në vitin 1997 ka funksionuar një repart ushtarak që sot njihet si ish-reparti i tankeve. Pranë godinës ndodhen disa tunele,ku përveç mjeteve motorike luftarake kanë qenë të depozituara edhe municione të ndryshme. Mbetjet e këtyre të fundit kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët i janë rikthyer ruajtjes së kësaj godine si në vitin 1997, për shkak të mbrojtjes nga ndonjë shpërthim i mundshëm. Ata thonë se kanë kërkuar ndihmë nga institucioni i Prefektit të Fierit, por deri më sot përveç një inspektimi të Ministrisë së Mbrojtjes, asgjë nuk është kryer mbi këtë repart. Novruz Aliaj për shumë vite ka qenë roje i magazinave të këtij reparti. Ai shprehet për gazetën se municionet e depozituara në tunelet pranë repartit të tankeve kanë qenë të ndryshme dhe në sasi të mëdha. "Municionet nuk janë larguar të gjitha. Ka mbetje të shumta në sipërfaqen pranë tuneleve, repartit dhe të gjithë grykës së kodrave ku ndodhet ish-reparti i njohur i tankeve", thotë Aliaj. Ai ka renditur një seri municionesh që më parë kanë qenë në këtë repart, mbetje të të cilave dyshohen se ekzistojnë edhe sot.
"Një nga tunelet ka qenë i mbushur me lëndë plasëse të fuqishme të llojit tritol. Këtu ka pasur të depozituara edhe granatahedhëse, predha kundërtank dhe fishekë të të gjithë kalibrave. Mbetje të tyre, pas shpërthimit të reparteve në vitin 1997, kanë rënë në territorin përqark, duke na rrezikuar edhe sot", ka shtuar Aliaj. Ndërkohë që i janë rikthyer ruajtjes së tij edhe tre vitet e fundit, pasi një zjarr i rënë në vitin 2006 ka bërë që zona në fjalë të përfshihej nga shpërthimet e për pasojë të alarmohej i gjithë komuniteti.