OSSH-ja than për ujë Fierin dhe Elbasanin
OSSH-ja ka nisur "sulmet" ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Ujësjellësit rezultojnë të jenë borxhlinjtë më të mëdhenj në disa zona të vendit. Borxhi që këto ndërmarrje u kanë filialeve të OSSH-së paraqitet në shifra disa miliona lekë. Në këto kushte është urdhëruar ndërprerja e energjisë elektrike dhe për pasojë disa qytete kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. Ndërkohë që pushteti vendor pretendon se borxhet janë krijuar nga vonesat e xhirimit të fondeve nga qeveria për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike. Kështu vendimi i fundit i filialit të OSSH-së së Fierit ka lënë disa orë pa ujë qytetin, ndërkohë që dje ndërprerja e energjisë është bërë për një kohë të pacaktuar. Si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike, pompat nga të cilat furnizohet me ujë gjithë qyteti i Fierit dhe disa rrethina të tij nuk kanë funksionuar e për pasojë, as komuniteti i qytetit të Fierit nuk ka marrë ujë.
Drejtori i Ujësjellësit të Fierit, Agim Plepi, i cili e ka gjetur ndërmarrjen që drejton me borxhe të mëdha ndaj OSSH-së, ka thënë se situata ka ardhur për shkak të mungesës së fondit të kërkuar për pagesën e faturave të energjisë. Plepi ka deklaruar se i është kërkuar OSSH-së ta shtyjë vendimin për një kohë të mëvonshme. Por, pavarësisht kërkesës së bërë nga drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, filiali i OSSH-së ka nisur kufizimet drastike me energji elektrike. Nuk jepet një afat i qartë sesa do të vijojë ndërprerja e energjisë elektrike për të gjitha këto institucione, ndërkohë që nuk jepen garanci se kur do të nisin pagesat e faturave të prapambetura. Kështu Fieri brenda pak ditësh do të jetë në krizë për ujin e pijshëm, ndërkohë që administrata shtetërore nuk do të shërbejë më, pasi institucionet nuk kanë energji elektrike. Të njëjtat masa janë marrë dhe në Rrethin e Elbasanit. Ditët e fundit furnizimi me ujë të pijshëm ka zgjatur vetëm një orë në ditë. Shkaku mbeten faturat e pashlyera të Ndërmarrjes së Ujësjellësit- fshat ndaj filialit të OSSH-së të Rrethit të Elbasanit. Kjo e fundit ka ndërprerë në mënyrë të menjëhershme energjinë elektrike për stacionet e pompimit që ndodhen në Cërrik dhe buzë lumit të Shkumbinit dhe për pasojë, rreth 150 mijë banorë prej ditësh nuk kanë pothuajse fare furnizim me ujë të pijshëm. Vetë drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit-fshat, Ilir Balliu, ka shpjeguar dje se ndërprerja e energjisë për afro gjithë pompat e furnizimit me ujë për gjithë fshatrat e Elbasanit dhe Bashkinë e Cërrikut, është një veprim i nxituar i OSSH-së.
"Ndërmarrja jonë mbetet debitore ndaj OSSH-së vetëm për këto tre muajt e fundit, për shkak se shteti nuk ka derdhur fondin rimbursues të energjisë elektrike për ujësjellësit, siç është parashikuar në ligj", ka pohuar Balliu. Mësohet se shuma debitore që Ujësjellësi i fshatit ka ndaj OSSH-së është rreth 60 milionë lekë. Ndërkohë ankesat e krerëve komunarë për mungesën e ujit të pijshëm në zonat e tyre është ashpërsuar nga ku priten edhe protesta të banorëve që e vuajnë këtë shqetësim. Sidoqoftë, kreu i Ujësjellësit për fshatin bën fajtor edhe drejtuesit e komunave dhe të Bashkisë së Cërrikut, të cilët aktualisht janë aksionerë të këtij ujësjellësi, por qëndrojnë indiferentë ndaj problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje.