E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 70 për qind e mjekëve të dypunësuar, shërbimi në QSUT skandaloz

Shefat e pavionëve tërheqin pacientët në klinikat private

Dypunësimi i mjekëve në shtet dhe në privat mbetet ende një problem i madh pasi lë vend për shumë abuzime me pacientët. Gjithashtu ky sistem sjell edhe çrregullime në sistemin shëndetësor. Shefat e shërbimit por edhe mjekët e pavijoneve duket se e kanë menduar si modë së fundmi faktin e dypunësimin. Sipas Burimeve të brendshme nga

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza një pjesë e madhe e shefave të shërbimit dhe konkretisht mbi 70 për qind e tyre janë të dypunësuar. Këto Burime pohojnë për gazetën SOT se fakti që këta mjekë janë më shumë të impenjuar në klinikat ku ata punojnë ose i kanë në pronësi i bën ata më pak të vëmendshëm ndaj punës së tyre në spital. Shërbimet në spitale veç atë të ushqimit duket se nuk kanë ndryshuar aspak edhe pse nga ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve të këtij institucioni është premtuar shpesh se përmirësimi i shërbimeve do të jetë një ndër Burime nga Urdhri i Mjekut sqarojnë se mjekët e dypunësuar nuk mund ta kryejnë siç duhet punën e tyre dhe kjo vlen më shumë për shefat e shërbimeve. Sipas këtyre burimeve kjo vjen sepse nëse një shef pavijoni ka një klinikë të vetën private ose është i punësuar në të, ai detyrimisht do të neglizhojë punën në klinikën shtetërore dhe do të shkojë të punojë në atë private. Por, nga ana tjetër, mjekët vartës të këtij mjeku do të jenë më pasivë në punën e tyre, pasi kontrollori kryesor i punës së tyre në pjesën më të madhe mungon në pavijoni. Sipas rregullores së spitalit shefat kanë të drejtë të ndjekin të gjithë të sëmurët që janë shtruar dhe të njihet me të gjitha procedurat për ndjekjen e gjendjes shëndetësore dhe kurimin që i është bërë një pacienti.

Ndërhyrjet
Por nuk ngelen në vijë të dytë edhe mjekët e spitalit  të cilët në shumë raste kryejnë edhe funksionin e ndërhyrësve midis pacientëve dhe shefave të shërbimit që vizitat të kryhen në klinikat private të qytetarëve. Pjesa më e madhe e mjekëve janë të punësuar në spitale shtetërore dhe në privat, por ende nuk ka statistika të sakta për këtë gjë. Kjo vjen për shkak se nuk ka një mekanizëm që të bëjë të njohur dhe të kontrollojë normalisht punën e mjekëve të dypunësuar. Problemet që shfaqen nga dypunësimin i mjekëve janë të shumta. Një mjek që punon në një spital shtetëror nuk angazhohet në punë ashtu si duhet për punën që kryhet në klinikë private. Në këtë rast klinika private i ka të gjitha kushtet dhe ka tarifa të shumëfishuara për kryerjen e vizitave. Mjekët i drejtojnë pacientët në klinikat e tyre private, duke i orientuar se një vizitë që kryhet në një klinikë private është më e saktë nga ana mjekësore, se në këto klinika ka kushte mes të mira dhe aty përgjigjja merret më shpejt dhe është më e saktë. Gjithçka ka të bëjë me fitimet e mjekëve të cilat janë më tepër të majme në klinikat private. Nga ana tjetër punësimi në klinikën shtetërore shërben për të kapur gjahun e tyre. Sipas rregullores, mjekët nuk duhet të punojnë në klinikat private gjatë orarit që punojnë në klinikat shtetërore. Por po të ndjekësh ditën e një mjeku në një spital, në shumicën e rasteve nuk e gjen ose duhet të lësh takim.
Sistemi i referimit ka sjelle tarifa te reja për te gjithë ata paciente te cilët nuk janë te përfshire ne skemën e sigurimeve. Sipas këtij sistemi te gjithë ata te sëmure te cilet shkojnë te kryejnë një ekzaminim apo analiza laboratorike ne Qendrën Spitalore Universitare "Nene Tereza" janë te detyruar te presin këto fatura për te marre shërbimin. E ndërsa Ministria e Shendetesise ka percaktuar se cili është çmimi për çdo shërbim, drejtoria e QSUT-se ka percaktuar se ku do te shkojnë paratë te cilat do te grumbullohen nga këto sherbime.

Mjekët braktisin spitalet, vrapojnë në klinikat private
Sidomos pas orës 13 të është shumë e vështirë ta gjesh në spital. Arsyeja është fare e thjeshtë, sepse ata kanë orare vizitash edhe në klinikën private dhe pacientët në klinikë private gjejnë shërbim të kualifikuar dhe nuk duhet të presin gjatë. Dypunësimin i mjekëve shpeshherë është parë si një ndër problemet kryesore që po e thellon krizën në Shëndetësi, pasi mjekët, duke punuar në spitalet shtetërore dhe private, i dërgojnë pacientët pranë klinikave të tyre private. Në këto klinika kushtet dhe shërbimi janë për tu pasur zili nga sektori shtetëror. Nga ana tjetër  mungesa e mjekëve specialistë në rrethe është një ndër problemet kryesore ku duhet ndërhyrë, pasi rrethet e largëta të vendit kanë mungesë mjekësh dhe mungesë të kurimit dhe në lidhje me këtë duhet bërë shumë kujdes në planifikimet që i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë nga rrethet. Ndërsa kontrata duhet të përmbajë elementë shtrëngues, që ti detyrojë mjekët specialistë të kthehen në rrethin që i ka dërguar për tu specializuar. Konflikti i interesave është ulur këmbëkryq në qendrën më të madhe spitalore të vendit. Pikërisht, lidhjet e forta që kanë pasur mjekët me qarqet politike, ka bërë që të dështojë çdo reformë e nisur në emër të konfliktit të interesave.

Kushtet në spitale
Edhe pse është folur shpesh për përmirësimin e dukshëm të kushteve në spitale sërish gjendja është problematike. Pacientët në shumë raste kanë ankesa se mënyra e komunikimit e mjekëve ndaj tyre lë shumë për të dëshiruar, madje ka raste që nuk mungojnë as ofendimet. Kushtet  në tualetet e urgjencës së spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe jo vetëm aty janë problematike. Megjithëse pjesë e reformës në QSUT është edhe një infrastrukturë në nivelin e duhur për sa i përket ambienteve të spitalit,  tualetet aspak higjienike uji që vjen me orar dhe në shumë raste edhe mungon por edhe mbeturinat si në ambientet e brendshme por edhe në ato të jashtme duket sikur janë lënë në harresë. Ndërkohë që lagështira është e dukshme në një pjesë të konsiderueshme të dhomave në pavijone. Edhe pse pastrueset duken në spital dhe i sheh shpesh tek përpiqen të pastrojnë korridoret e gjata sërish pastërtia është një element që duhet përmirësuar. Por më e sikletshmja është aroma e keqe e pothuajse të gjitha pavijoneve e cila të pengon të hysh në to.

Shkeljet e ligjit të ri për dypunësimin e mjekëve
Sipas ligjit më të fundit i cili ka të bëjë me lejimin e dypunësimin të mjekëve ligj që është miratuar dhe është vënë në fuqi para dy vjetësh personeli shëndetësor ka të drejtën e dypunësimit, por kjo pas orarit zyrtar të qendrave dhe institucioneve shëndetësore. Pikërisht kjo është një pikë e cila në shumë raste shkelet më të dyja këmbët dhe me ndërgjegje të plotë nga mjekët e QSUT-së. Projektligji i ri "Për kujdesin shëndetësor" i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, parashikon dypunësimin e mjekëve dhe të personelit tjetër, por pasi të kenë përfunduar orarin e plotë në shtet. Në lidhje me këtë nga ky institucion duket sikur nuk është ndërmarë asnjë masë pasi edhe ky projektligj duket se është lënë në hije. Kurse për sa i përket çështjes më të përfolur për dypunësimin ose jo të shefave, në këtë ligj nuk është parashikuar asnjë nen. "Punonjësi i shëndetësisë i punësuar me orar të plotë në institucion publik shëndetësor, mund të ushtroj veprimtari private në kujdesin shëndetësor, vetëm pas orarit të rregullt të punës", thuhet në pikën një të nenit 46 të këtij ligji. Sipas këtij neni, do të thotë se nuk ka përjashtime për shefa shërbimi apo për mjekë të thjeshtë.


Asnjë verifikim nga drejtoria e spitalit
Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, sipas këtij projektligji, e kanë për detyrë që të zbatojnë orarin e tyre zyrtar dhe më pas janë të lirë për të kryer vizita edhe në klinikat private. Disa vjet më parë çështja e konfliktit të interesit në shëndetësi ishte më e diskutuara, dhe me urdhër të ish-ministrit Çikuli, nuk u lejua dypunësimin i mjekëve dhe shefave të pavijoneve në klinika private. Ky urdhër u kërkua të zbatohej edhe nga ministrisë Ndoka Ky i fundit u kërkoi mjekëve të deklaronin për dypunësimin dhe më pas do të ishte drejtoria e QSUT-se që do të merrej me verifikimet. Në rast se ndonjë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›