Mbi De Radën, hija e të atit
Pse poeti arbëresh, Jeronin De Rada, e kaloi jetën në një inferiotet mashkullor, duke devijuar nga të qenit normal? Ashtu siç e ka treguar edhe kritiku Arshi Pipa, duke u mbështetur dhe nga analiza e bërë nga studiuesi arbëresh, Vincenzo Belmonte, hija e të atit ishte kompleksi i De Radës, duke na kujtuar analizat klasike mbi kompleksin e Edipit. Autobiografia e Jeronin De Radës, edhe në këtë pikë na rishfaqet befasues për botën letrare. Rizbulimi i një vepre i titulluar “Adine”, ka vënë rishtas në pah dramën e tij si besimtar, por edhe “gay”.
Inferioriteti ndaj të atit e devijojnë nga jeta e vërtetë. Studiuesi arbëresh, Vincenzo Belmonte, zbulon romancën autobiografike të De Radës, duke iu referuar një prej kritikëve shqiptarë, Arshi Pipës. Është një histori e tërë dashurie e nënkuptuar midis dy femrave, duke mbërritur deri në një epilog të mahnitshëm. Artikulli i mëposhtëm është botim ekskluziv në portalin e prof. Luigj Boçe i Universitetit të Kalabrisë, Kosenzë, shkruar nga Vincenzo Belmonte
Mbi De Radën, hija e të atit
Skena kyç e jetës psikologjike të De Radës është momenti ku i ati merr vesh marrëdhënien e tij me Zagarese. Prej atij momenti jeta e tij nuk do jetë më e njëjtë, sepse do jetë e kushtëzuar nga morali i rënë i të atit. Vijimësia e kësaj jete do të jetë një përpjekje e mundimshme mes nevojave kontradiktore. Michele De Rada kërkon prej të birit të mos bëjë numra sot e tutje e të tregojë që është një burrë i vërtetë. Në fakt biri i bindur nis një histori më të bijën e pastorit të shtëpisë, histori kjo që s'mund të finalizohet në martesë (ashtu siç nuk pati as ajo më vonë me Gabriella Spiritin), por vlen vetëm për të qetësuar prindin, për t'i bërë qejfin atij. Tashmë mbi Jeronin sundon hija e të atit.
Poeti nuk e përmend hiç. Ndryshe nga nëna dhe motra, për babanë nuk pati aspak vend as në botimin e parë e as në atë të dytin të “Milosaos”. Do të mbetet jashtë përgjithmonë, në anonimitet të plotë.
Ai përmendet vetëm në titull: këngët e “Milosaos”, djali i despotit të Shkodrës. Këtu dallohet metafora: Këngët e De Radës, viktimë e despotit të Machia-s. Ati i tij ishte despot i Machia-s në tre kuptime: aristokrat ekleziastik (despot-arqipeshkv, në greqishten ekleziastike, në të vërtetë i ati ishte famulltar në 1825, autoriteti më i lartë fetar i fshatit)- baba padron. Në këtë rast dihet se një despot i Shkodrës nuk ka ekzistuar kurrë. De Rada mund të kishte zgjedhur konceptin “princ”. Nëse ka zgjedhur pikërisht fjalën despot, ma do mendja që e ka patur një arsye. I ati kishte të mishëruar trinomin e Zotit (si prift), Atdheun (si përgatitës i të rinjve arbëreshë në Shën Adriano e si liberal), familjes (si baba): gjithë sistemin moral. Djali i përunjur, Jeronini, viktimë e një kompleksi faji, për hatër të të atit u bë predikues laik, një vlerësues i tradicionalizmit shpirtëror. Ai, sfiduesi u shndërrua në një mbrojtës të moralit. Iu dedikua vazhdimësisë së luftës kundër sundimit të Burbonëve nisur nga gjyshi i tij dhe përsosmërisë së gabimeve morale të fisnikëve shqiptarë, duke sublimuar një impuls që vlerësohej si jonormal nga shoqëria. Ndjenja e fajit do ta ndjekë gjatë. Veprat e tij në të cilat na duket sikur do të identifikohet me personazhin kryesor mashkullor (Milosaoja, Radovani, Bosdari, Skënderbeu) shërbejnë vetëm për të lënë në hije natyrën e tij të vërtetë, janë vetëm përpjekje të një identiteti të shtirur vetëm për hir të të atit.
Vënia në lojë përmes moralizmit të shtirur ishte Ser C, në të cilën vë në pah figurën e bashkëshortes dhe me një fjalor të mërzitshëm që shkon në kufijtë e vulgaritetit, tregon fundin e pafat të dashurive të Olimpias Bosdarit, Violës dhe Almanzores, Teodorit dhe Mavrogenias: respekt ekstrem për të atin, që edhe për pak kohë është gjallë tek i biri Rodrigo.
Raporti plot konflikte me të atin do të rikthehet nën rrogoz në historinë e Frosinën në SK IV 6.
Skënderbeu (De Rada) është i pafan sepse në dashurinë e tij për Frosinën (të ëmën) ka një rival, bashkëshortin e saj, djali i Sulltanit (simbol i fuqisë së të atit)
Sulltani, pas krimit të të atit, nuk e vret drejtpërdrejt, por gjen mënyrën që të mbytet në liqen në përpjeke për t'iu shmangur një luani. Uji i liqenit është simbol i feminilitetit të fekonduar, mëmësisë dhe thërret vdekjen pas lindjes së poetit. Më parë Skënderbeu ia ka shpëtuar jetën së ëmës... atë çka do kishte dashur ta bënte dhe për të ëmën.
Edhe Anamaria Cominiate (emri lidhet edhe pse vetëm sipërfaqësisht me atë të nënës së poetit) u vra drejtpërsëdrejti prej bashkëshortit (që bën plane më Mbretëreshën e Napolit pas krahëve të saj). Për t’i bërë qejfin të atit dhe për të përgënjeshtruar me fakte mungesën e burrërisë De Rada tregoi simpati për të bijën e Calogrea (një lloj gruaje e ekranit, një dashuri e pamundur edhe pse e pasinqertë, që aso kohe largonte makthin e martesës) përveç kompozimit të vargjeve, në vijën e poezisë popullore, mbi temën e përjetshme të dashurisë midis një burri dhe një gruaje, më pas duke i bashkërrjedhur tek Milosao dhe tek Serafina. Nuk do të tregojë që dashuria e tij është e shtirë. Ishte një dashuri në plan të dytë, e lindur si pasojë e një vetëbindje e detyruar dhe nga nevoja për t’iu bindur të atit.
“Orientimi drejt personave me të njëjtin seks, edhe pse pulsi erotik dominon mbi gjithçka, nuk anashkalon pulsacionet heteroseksuale edhe vetë Oskar Wilde, i gjykuar, i dënuar dhe i burgosur për sodomi, në të njëjtën kohë ai ishte baba, i martuar më një grua të bukur me të cilën kishte dhe dy fëmijë. Baballarë “gay” ka patur gjithmonë – dhe ka akoma - edhe midis njerëzve normalë. Jo vetëm për të fshehur homoseksualitetin mbas figurës së një gruaje të ekranit, por sepse pulsacionet nuk lënë jashtë përbërësit heteroseksual, ashtu siç mbijnë në ëndrrat dhe në fantazitë erotike të homoseksualëve të pastër. Për të nuk mund të thoshte atë që tha për Zagaresen në vitin 1898: “në fillim një njeri e stimon pastaj e dashuron”. Ndjenjat për të bijën e Calogreas, një vajzë shumë popullore, nuk kishte karakteristika fisnike sa dashuria për Zagaresen.
Pendohet se ka dashuruar një grua të huaj, e cila e kishte larguar nga e ëma. E huaj, bija Calogrea, ishte bota e vërtetë sentimentale e poetit.
E huaj (një term shumë i rëndësishëm tek De Rada) jo për shtresën sociale; por në të vërtetë për të çfarëdolloj gruaje do të ishte një e huaj. Për të nuk mund të thoshte atë ç’tha për Zagaresen në 1898: “Më parë stimohen dhe pastaj dashurohet”. Dashuria për vajzën e re ishte një ndjenjë normale rutinore, raporti i tyre nuk kishte asgjë fisnike.
Këtu kuptohet se motivi i dështimit të marrëdhënies me të bijën e Calogreas nuk ishte diferenca sociale, por fakti se ai në lidhjen që pati me të luante një rol që nuk ishte natyral, por që ishte i shtirur.
Një maskë që ka kurajë që ta hedhë tutje, në vend që mund të kënaqej me mëshirën e të dashurës së vdekur. Në thelb Milosao është për De Radën një tentativë që nuk ja doli që të futej në normalitet. Dihet që shumë të “ndryshëm” pranojnë për hir të opinionit social lidhje normale, me anë të një sforcoje të autokorrigjimit që mund t’i shtyjë ata edhe në iluzione sikur ata janë më të vërtetë të dashuruar. Vetëm gjatë kohës arrijnë që të kuptojnë se rruga e marrë nuk është e drejtë, sepse natyra e vërtetë është e destinuar që të dalë apo të shfaqet.
Gati 20 vjet më vonë De Radën, për të provuar eksperiencën e martesës, nuk e nxiti vetëm i ati, por një tjetër arsye ishte se dhe vetë De Rada u martua me vajzën e Calogreas për t’u parë nga sytë e njerëzve si një person normal, duke i dhënë fund të gjithë thashethemeve. Në përgjithësi figura e të atit që shkëlqen për mungesën e tij, është motori i fshehur i kësaj çështje, kasaphana okulte ose e zhvendosur, veprimet e së cilës për fat të keq janë prezente. De Rada përballë tij ndjen terror, ashtu si Lutero. Nuk është rastësi se De Rada dhe Lutero kanë tek zoti, projektimin e imazhit të atit tokësor, një gjykatës i tmerrshëm, i pashterpshëm. Është Zoti i Testamentit të Vjetër. Por analogjitë midis dy personazheve nuk mbarojnë këtu. Edhe Luteri, pasi kishte nisur reformat, martohet pas shumë hezitimesh i marrosur nga vullneti i të atit për t’i dhënë pasardhës (ishte bërë prift kudër dëshirës së t'et).
Në përuljen homoseksuale të tipit pasiv, femëror, mbrojtja nga ankthet edipike ndjek një rrjedhë të kundërt me ato që vënë në dukje elementët virilë duke provokuar një sjellje aktive, por një sjellje e nënshtruar, që arrin deri në adhurim, kundrejt të plotfuqishmit, i cili është në gjendje të të japë dënime të tmerrshme: babai një personazh që shpesh përfaqëson në imagjinatë të djalit një figurë kërcënuese që e dominon dhe e tërheq duke ndjellë një tip marrëdhënie dashuri-urrejtje të tipit mazokist.
I vetmi shkrim në të cilin Jeronini del kundër të atit dhe paraqet diversitetin (akoma jo e vetja-këtë hap do ta hedhë vetëm në vitin 1898!) është Adine. Nuk është rastësore që kjo u shkrua në janar të 1837, ndërsa poeti jetonte në Tessano, afër Kozencës, në shtëpinë e dekonspiruesit Pasquale Rossi. Tamam në periudhën kur po bëhej gati të luftonte kundër mbretit Borbon, De Rada pati kurajën t'i kundërvihej t'et e ta sfidonte. Një moment dyfish revolucioni.
Kjo ndodhi menjëherë pas botimit të Milosaos. Në të vërtetë mes dy veprave ka një lloj vazhdimësie, jo kontradiktë. Në fakt Milosao, i lindur nga një pozicionim, tregonte dështimin e të atit për ta kthyer atë në një njeri të rregullt. Vdiq djali, vdiq dhe gruaja nga shtresa e ulët.
Milosaoja pendohej që u lidh me një grua që e largonte prej së ëmës dhe në vargjet e fundit kërkonte të shihte edhe prej së largu të motrën.
Në të dominonte elementi femëror përpos përpjekjeve të të atit. Është interesant fakti se sipas Pipës, pjesa e parë e Milosaos deri në këngën XIV ishte shkruar në Maçhia, nën tutelën e të atit: dhe idili me vajzën.
Pjesa tjetër në të cilin kundër vullnetit të të atit del në pah elementi femëror u shkrua në Napoli, larg tij.
Por, djali i përunjur Jeronin më në fund dorëzohet para insistimit të të atit që e do të martuar. Në dimrin e vitit 1851, në prag të martesës në ëndrrën e Skënderbeut në SK II, 129 shpreh ndjenjën e fajit, së cilës po përpiqet t’i shmanget duke u qarë për vullnetin e t'et.
Në rrëfimin e Re, e shkruar në malet e Cerzetos, d.m.th në shtëpinë e së shoqes në 1852, vit i ndërmjetëm mes martesës dhe vdekjes së të atit, poeti pajtohet me figurën e këtij të fundit duke e idealizuar në figurën e mbretit të merakosur për fatit e bijve të tij edhe pse duke dhënë shpirt. Ky është momenti i nënshtrimit total ndaj t'et në shtratin e vdekjes.
Identifikimi më të ëmën
Raporti i Jeroninit më të ëmën, që sigurisht e kishte për zemër këtë bir kaq të ndjeshëm dhe delikat, u bë pa dyshim më i shpeshtë pas vdekjes së saj falë një procesi idealizimi.
Vdekja e saj e papritur provokoi tek poeti njëmbëdhjetëvjeçar humbjen e një pike të fortë referimi. Fjalët e vëna në gojë të Giacoviotas në SK V 171-173, tregojnë ndjenjat e adoleshentit të mbyllur në kolegj:
Në ditët kur humba time më
Jeta ime u zbraz e tëra
Vogëlushi kolegjialist ndihet si rrjedhojë e kësaj ngjarjeje, i braktisur nga i ati që pas kësaj ngjarjeje lë punën në katedrën e Shën Adrianos dhe kthehet në Machia për t’u marrë me problemet e familjes. Nga kjo periudhë çorientimi i Jeroninit nis të dalë vetëm pas 4 vitesh kur fillon të ndjejë për Zagaresen.
Figura amtare nuk është më e humbur përgjithmonë, sepse ashtu siç shihet nga dorëshkrimet e rinisë ai tashmë identifikohet me të, ka marrë përsipër të mishërojë elementët femërorë.
Mëma jeton tek ai, ai është mëma. Takimi me Zagaresen (si ai i Adines me Stanisan) e bën të kuptojë që koha e zisë ka marrë fund. Tek i ati De Rada shikon shkakun e vdekjes së të ëmës, edhe pse indirekte dhe e pavullnetshme, martire siç thuhej atë kohë për mëmësinë. E urren edhe për këtë arsye. Kompleksi i Edipit që s'kishte dalë akoma në dritë, u shfaq me humbjen e madhe. Në këtë rast ai nuk është vetëm rivali, por dhe në një farë mënyre dhe vrasësi.
Kur Jeronini kthehet në Machia nga kolegji dhe fillon të mbledhë materiale folkloristike (d.m.th ekuivalente më kërkimin që i bën ai identitetit të tij, rrënjëve të vërteta kulturore) dhe çuditërisht vetëm në rastin e tretë i drejtohet pleqësisë së fshatit. Shkon pikë së pari në Shën Cosmo Albanese, në fshatin e lindjes së mëmës sikur donte të privilegjonte figurën që tashmë duhet ta zbulonte tani në një lloj subkoshience kolektive që është kultura e avi.
S'vihet në diskutim se për të mbërritur në Maçhia, ku po rrinte në atë kohë poeti, duhet të kalonte nëpërmjet Shën Cosmos (9 km larg) dhe Shën Demetrios (3 km larg). Sipas aut. III, 97, 98, në 1844 kthehet sërish gjithmonë për të mbledhur këngë popullore më parë në Shën Cosmo e më vonë në Shën Sofi ku shkon të jetojë për pak muaj më të motrën, Letizian, e cila ishte martuar më një Ferriolo.
Por s'mbaron me kaq. Në fillim të Autobiografisë (I,45) përkundrejt nisjes universale që vendos në fillim të temave trajtuese të familjes figurën e babit, Jeronini ia kundërvë figurën e nënës asaj të babit, ndërkohë që nëna merr gjithmonë e më shumë peshë duke qenë se përmendet në rasën emërore, ndërkohë që babanë e gjejmë të shprehur në rasa të ndryshme.
“Ime më, prej derës së Brailëve, asokohe trashëgimtare e dy familjeve të vjetra, Avati dhe Skerlishi, kishte lindur në afërsi të Stringarit. Paraardhësit e tim ati ishin ndoshta prej Pietro Antonio Rada d'Albania”.
Kthimi i Milosaos pritet me festime të mëdha nga e ëma dhe motra e tij (MIL A 1).
Janë këto ndjenjat e vërteta të poetit. Motra e tij Letizia in Aut. II, thuhet së është 12-vjeçare. Në fakt kishte lindur në tetorin e 1825, atëherë kur e ëma vdiq gjatë lindjes.
Sipas fakteve të sjella më vonë, në vitin 1838 nuk kishte mbushur akoma 13 vjeç. Tek e motra, Jeronini shikonte mishërimin e së ëmës. Në rastin e tij, termi shqip për të treguar të motrën (motër) kthehej tek fëmija i parë si kuptim i nënës, i mbetur i pandryshuar edhe në fjalorët e gjuhëve simotra indo-evropiane.
Një mesazh për Zagaresen
Në një mënyrë kurrë të shtrembëruar, por të thjeshtë dhe idilike. Milosaoja iluziononte lexuesin, por në të njëjtën kohë siguronte mikun Zagarese, që mes tyre nuk kishte ndryshuar asgjë. Kishin të bënin në këtë rast vetëm me një diversion taktik ashtu siç konfirmon më vonë “Adine”, e shkruar në janar të 1837-s.
Në pëllumbin e Anakreaontit ai citon te Milosao të jetë parë një simbol i poezisë. De Rada do të mund të lexonte vargjet e poetit grek në përmbledhjen e Callimaco, Anacreonte, Saffo, Teocrito, Mosco, Bione, përkthim i Paolo Costa e Giovanni Marchetti, Milano 1827, për Nicolo Bettoni. Me sa duket në faqen 61 takohet imazhi i pëllumbit, i parë si ai i një përçuesi të mesazheve të dashurisë së Anakreontit për Batillon e tij.
Prej nga po vjen o zog,
Pëllumb i dashur
A thua t’i pëlqejë Zotit tënd?
Po Batillos se tij, që prej zemrave të dashura
Është mbret legjendar, Anakreonte i çon
(Përkthim i Paolo Costas)
Një version tjetër i së njëjtës poezi në Odet e Anacreontit e të Saffos, përkthim Saverio de' Rogati, Livorno, nga Torchj di Glauco Masi, 1824, faqja. 14:
E dashura ime pëllumbeshë
Prej nga vjen, ku po shkon?
Në fluturim prej nga erdhe
Dua të di, e dashur pëllumbeshë
Si quhet Zoti yt?
Do ta dish? Anakreonte
Më ka dërguar tek një djalosh
Tek Batillo i zgjedhuri i tij
Për të çdo fjalë zemre
Ka shumë mundësi që njëri prej këtyre dy teksteve të ishte në bibliotekën e kolegjit të Shën Adrianos. Paolo Emiliani-Giudici në Historia e Letërsisë Italiane, Shtëpia Botuese Fiorentina, Firenze 1844, fq. 1162, përkufizon “brilante” këngën në të cilën Anacreonti, duke dashur të lëvdonte Batillon e tij, flet për pëllumbin.
Lidhja me një teme homoseksuale mund t’i bënte qejfin Zagareses. Ishte një mesazh sekret për të. Vargjeve të përfshira në letrën e Zagareses hyrje e botimit të parë të Milosaos i janë shtuar dhe dy dashuritë e De Radës, (vajza që ëndërronte të dilte kapur për dore me djalin fisnik të zotit të fushës, d.m.th Jeroninin) dhe Zagarese (që shfaqet pas Rendes duke u larguar nga Machia)
E lodhur vasha fle, duke ëndërruar agimin
Dhe shoqet tufa-tufa mbushin sallën
Për vrasjen, ndërsa ajo në fundin e ërrët të korridorit
Mbahet për dore me djalin fisnit të Zotërisë së fushës
Dhe prej vendit të fqinjës
Zagarese doli
Do dilnin prej atij vendi të panjohur
Dhe natës do i përvidheshin
Duke parë pas Makin
Konfuz përtej kodrave dhe pyjeve më avull
Në një kuadër më elokuent se kurrë, De Rada vendoset në qendër, ndërsa drejt tij një objekt i palëvizur dashurie konvergojnë ëndrrat e vajzës dhe keqardhjet e Zagareses, i detyruar për t’u ndarë nga miku i tij, për t’u kthyer në shtëpi.
Gjejmë sërish Zagaresen që jeton në 1840, në Napoli, në të njëjtën dhomë me De Radën, vëllanë Gabriele e Giuseppe Console.