Dollapi: 20 shtatori, afati i fundit për shlyerjen e faturave të 2008-s
Ata qytetarë që nuk kanë paguar energjinë e konsumuar nga fillimi i këtij viti deri tani, kanë kohë edhe 15 ditë për të bërë pagesat. Në të kundërt ata do të paguajnë energjinë e konsumuar me kamatë, duke paguar disa herë më shumë se sa kanë harxhuar. Drejtori i Përgjithshëm, i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Seit Dollapi, tha dje për median se 20 shtatori është afati i fundit për shlyerjen e faturave të prapambetura të energjisë, pa kamatëvonesa. Dollapi tha dje gjatë një konference për shtyp, se pas 20 shtatorit faturat do të kenë kamatëvonesa. “Vendimi është i vlefshëm për faturat e prapambetura për tre vitet e fundit”, - theksoi Dollapi. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka realizuar arkëtimet e faturave të energjisë elektrike për muajin gusht, në masën 97% ose rreth 5% më shumë nga planifikimi i parashikuar mujor. Dollapi bëri të ditur dje dhe nivelet e arkëtimeve sipas grupeve të konsumatorëve të energjisë. Kështu, arkëtimet nga familjarët u realizuan 80%, ndërsa arkëtimet nga privatët 97%. Treguesi i humbjeve të energjisë në muajin gusht arriti në 26.6%, aq sa ishte dhe objektivi i këtij muaji, - tha Dollapi. Duke iu referuar statistikave, drejtori i OSSH-së, Dollapi, nënvizoi faktin se ecuria e kompanisë drejt realizimit të objektivave është pozitive, por mbetet ende shumë punë për të bërë, veçanërisht për arkëtimet nga familjarët dhe privatët. Duke kërkuar angazhimin e të gjithë punonjësve të OSSH-së, ai tërhoqi vëmendjen e të gjithë konsumatorëve, por dhe punonjësve të kompanisë, "se nuk do të tolerohet asnjë konsumator, i cili nuk paguan energjinë elektrike dhe asnjë punonjës i çfarëdo niveli që favorizon abuzimet”.
Durrës, nis faza e fundit për rehabilitimin e linjave të energjisë
Në lagjen e ish-Kënetës së Durrësit filluan dje paradite punimet e fazës së fundit të investimit të përgjithshëm prej 70 milionë lekësh për rehabilitimin e plotë dhe furnizimin me energji elektrike të më se 95 për qind të banesave të lagjes. Sipas parashikimit, procesi duhet të përfundojë brenda këtij viti. Drejtori i drejtorisë rajonale të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Agron Seseri, tha dje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se në fazën e fundit të investimit prej 24 milionë lekësh, që ka filluar të zbatohet sot, do të vazhdojë vendosja e shtyllave prej betoni dhe ngritja e kabinave të transformatorëve 6 kilovolt në zonën periferike të ish-kënetës, mbi rrugën e re të hyrjes. Zbatuesit do të respektojnë parametrat e projektit, duke shmangur ndryshimet që lidhen me godinat e paligjshme. Sipas Seserit, mijëra banesat e ndërtuara në këtë zonë do të kenë brenda vitit një rrjet shpërndarës të sigurt dhe të kontrollueshëm. Ai tha se linjat ajrore me sistem 6 kilovolt do të shpërndajnë energjinë në kabinat e transformatorëve, të cilat më pas furnizojnë me energji të rregullt më shumë se 95 për qind të banesave të lagjes. Seseri shtoi se kjo lagje e ndërtuar vitet e fundit kërkon çdo ditë një furnizim me 70.000-110.000 kilovat/orë, ose rreth 10 për qind të kërkesës së gjithë qytetit bregdetar, duke përfshirë dhe periferinë e largët të tij.