"Të caktohet rrezikshmëria në proceset e punëve të vështira"
"Ka ardhur koha që t‘u kërkohet punëdhënësve të përcaktojnë, në bashkëpunim me punëmarrësit, koeficientin e riskut në të gjitha proceset e prodhimit në ndërmarrje, pasi kjo do të forconte masat e sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve dhe do të reduktonte numrin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale" u shprehën përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO) në një takim që zhvilluan dje me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro. ILO mësohet se do të ofrojë këtë vit për Shqipërinë një projekt të ri me vlerë 600 mijë euro, që synon forcimin e sistemit të punësimit në vendin tonë. Projekti "Asistencë për forcimin e sistemit të punësimit dhe trajnimit të Shërbimit Kombëtar i Punësimit" do të zgjasë 18 muaj. Në qendër të tij do të jetë ofrimi i shërbimeve për grupe që rrezikojnë të përjashtohen nga tregu i punës. Aty parashikohet mbështetja për njerëz që përballen me diskriminimin, varfërinë dhe përjashtimin social, krahas trajtimit të pabarazive të mëdha gjinore, të vërejtura në qasjen e shërbimeve të punësimit, formimit dhe në tregun e punës.
Delegacioni i nivelit të lartë të ILO-s kryesohej nga drejtori i Përgjithshëm i kësaj organizate për Evropën Juglindore, Mark Levin. Qëllimi i vizitës së tyre është inspektimi i situatës aktuale në fushën e të drejtës së punës dhe performancës së strukturave të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Në takim u diskutua rreth situatës së konstatuar, arritjeve e problematikës së hasur në punën e Inspektoratit. Delegacioni parashtroi rekomandime dhe sugjerime për përmirësimin e situatës, duke ofruar mbështetje dhe asistencë në arritjen e standardeve më të mira në fushën e inspektimit të punës.