Rikthimi i vizave, Fajon: Rrezikohet edhe Ballkani Perëndimor
Bruksel- Anëtarja e Komitetit të PE-së, Tanja Fajon ka deklaruar se mekanizmi i kthimit të vizive me procedurë urgjente në situata të jashtëzakonshme mund të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Kjo nuk është aspak e re. Për propozimin e Komisionit për pezullimin e regjimit pa viza për një vit e gjysmë apo kohë më të gjatë, tashmë një kohë të gjatë po diskutohet kjo në Këshillin, Komisionin dhe Parlament Evropian u shpreh Fajon.
Ndërsa për Ballkanin Perendimor, Fajon është shprehur se edhe ai rrezikohet nga ky mekanizëm, referuar situatës akutale në rajon.
Ky rrezik ekziston tanimë që nga fillimi dhe veçanërisht në rrethanat ku jemi sot. Në BE po ndjehet populizmi dhe nacionalizmi në kohën kur qeveritë janë duke luftuar me krizën ekonomike dhe financiare. Numri i atyre të cilët po kërkojnë ndryshimin e të drejtave të Shengenit, ndryshimin në liritë e lëvizjes, po rritet gjithnjë e më shumë dhe nga e gjithë kjo është i kërcënuar regjimi i heqjes së vizave”- tha Fajon.
Ndër të tjera Fajon shtoi se aj që PE-ja kërkon është që të ketë rol më të madh në tërë procedurën, dhe në rast të një situate ku një vend anëtar kërkon pezullimin e vizave, kjo të mos ndodhë brenda pak orëve.
“Duhet të ketë mekanizma për të parandaluar që një vend anëtar ta përdorë këtë mekanizëm si një mjet politik- shtoi më tej Fajon.
Eurodeputetja sllovene ka shtuar se në fillim të 2012-ës pritet miratimi i këtij mekanizmi.
Unë mendoj dhe pres që Parlamenti Evropian dhe Komisioni për Liritë do të votojë për raportin në fillim të vitit të ardhshëm dhe nëse ne gjejmë pajtim me Këshillin, atëherë ky mekanizëm do të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.- shtoi Tanja Fajon.
Ndërkohë persa i përket numrit e azilkërkuesve, eurodeputetja Fajon thotë se nuk është ndonjë numër alarmant, nëse ky vendoset në kontekstin e të gjithë emigrantëve që vijnë në Bashkimin Evropian.
Edhe pse sipas saj rreziku ende ekziston, sidomos në një situatë të populizmit dhe nacionalizmit në rajon.
No related posts.