Mblidhet KQZ, në rendin e ditës rezultatet e Fierit dhe Shkodrës
TIRANË- Ka nisur në orën 11:00 mbledhja e KQZ, ku në rendin e ditës janë nxjerrja e rezultateve përfundimtare të qarkut Shkodër dhe Fier. Eshtë diskutuar në fillim tabela me rezultatet e Shkodres, dhe për shkak te një pasaktësie, anëtaret e KQZ kërkuan pushim per t'u rikthyer pas verifikimit të dokumentacionit nga administrata e KQZ. Me pas pritet që KQZ të hidhet tek tema e nxehte e kutive të Fierit, ku opozita pret mandatin e 9 nga ky qark.
Shqyrtimi i p/vendimit për KZAZ-te e Fierit pritet të shkaktojë debate pasi përfaqësues të Partisë Socialiste kanë kërkuar numërimin e nëntë kutive të votimit të katër KZAZ-ve të këtij Qarku, respektivisht të KZAZ-së me nr. 18, 19, 20 dhe 22. Një ditë më parë në mbledhjen e komisionit, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kërkoi numërimin në KQZ të kutive të votimit të Qarkut Fier, ndersa kryetari Ristani, ka argumentuar se kutite nuk mund te hapen pasi s'ka ankese nga subjektet politike. Kjo ka nxitur edhe deklaraten e kryetarit te Partise Socialsite Edi Rama, i cili u shpreh dje se nese KQZ nuk nxjerr rezultatet e Fierit, PS nuk do te njohe zgjedhjet.
****
KQZ shtyn sërish Fierin, debate mes Ristanit dhe Subashit
data 6 korrik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë sërish numërimin e 9 kutive të Qarkut të Fierit me pretendimin se partitë nuk kanë bërë kërkesë për hapjen e tyre. Zv.kryetarja, Dëshira Subashi, kërkoi që në fillim të mbledhjes që të procedohet si me Fushë-Kuqen, pra të hapen kutitë. Ndërsa kryetari i KQZ, Arben Ristani tha se nuk ka një kërkesë nga subjektet partiake ndaj duhet të vijohet me analizimin e tabelave pasi KZAZ i ka plotësuar ato.
Më pas KQZ vijoi mbledhjen me miratimin e tabelës përmbledhëse të Qarkut Durrës dhe më tej kërkoi shqyrtimin e Beratit. Për këtë të fundit administrata nuk e kishte gati dosjen. Në vijim të mbledhjes së KQZ-së, Ristani tha se "meqëse këta e kanë kaq problem Fierin dhe të shqyrtojmë materialet që kanë ardhur nga ky qark". Por as për këtë, administrata nuk ishte gati. Subashi replikoi duke thënë se "në bazë të ligjit kur kutitë e një KZAZ-je vijnë këtu me vendim KQZ duhet të merren në shqyrtim brenda 48 orëve dhe në fakt 48 orë kanë kaluar për kutitë e Fierit".
Në këto kushte KQZ vendosi që të mbidhet nesër në mëngjes sërish për kutitë e shumëdebatuara të Fierit.
*****
KQZ vendos të hënën për 9 kutitë e Fierit. Reagon PS-ja
Data 5 korrik
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër vendimin për fatin e 9 kutive të qarkut të Fierit. Kuti, në të cilat Partia Socialiste pret të marrë mandatin e nëntë. Sipas nënkryetares së këtij Komisioni, Deshira Subashi, dita e nesërme korrespondon me afatin për marrjen në shqyrtim të kutive nga institucioni qendror zgjedhor. Kutitë që ende nuk janë numëruar i përkasin KZAZ nr. 18, 19,20, 22, për të cilat Subashi deklaron se ka shkelje. Sipas saj, në shumë kuti të katër KZAZ-ve komisionerët nuk kanë kryer fare procesin e numërimit, megjithëse këto kuti kanë dokumentacionin (tabelat) që janë numëruar. Në këto kushte subjekti politik i interesuar duhet të ankimojë pranë KQZ vendimin e kundraligjshëm të KZAZ. Më pas KQZ voton për të pranuar ose jo ankimimin dhe vetëm në rastin e një miratimi të ankimit , KQZ ka të drejtën ligjore të numërojë kutitë përkatëse.
Pas kësaj, ka reaguar menjëherë kandidatja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila ka kërkuar nga Sali Berisha të ndalojë tentativat për t'i marrë PS-së mandatin e nëntë në këtë qark. Gjatë një reagimi nga selia e PS-së ajo u shpreh se ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për të monitoruar procesin.
"I kërkojmë Sali Berishës të ndalë çdo tentativë të dështuar për rrëmbimin e mandatit të nëntë të PS-së në qarkun e Fierit. I kërkojmë KQZ-së që në respekt të ligjit të mos zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit, që ndodhen prej ditësh në sallën e mbledhjeve të KQZ-së"- tha ajo.
Sipas Meksit, KQZ-ja duhet të vlerësojë urgjentisht ankimin e forcave politike, për manipulim dhe shkelje të Kodit Zgjedhor, në Tirane, Berat etj.