PS nis prezantimi në rrethe
20/04/2005 Pas miratimit në parim nga Kryesia e Partisë Socialiste të 100 kandidatëve për deputetë të kësaj force për zgjedhjet e përgjithshme, anëtarët e këtij forumi do të zhvillojnë gjatë kësaj jave mbledhje me të gjitha kryesitë dhe komitetet drejtuese të rretheve për të marrë miratimin e tyre për këtë listë emrash. Takimet do të zhvillohen në një hark kohor shumë të ngushtë dhe brenda kësaj jave delegatët e PS-së do të marrin konfirmimin e strukturave të degëve për kandidaturat. Pas kësaj minifushate të organizuar nga drejtuesit kryesorë të partisë, do të bëhet sërish mbledhja e drejtuesve. Pas Kryesisë, e cila pritet të mbahet ditën e hënë, dy ditë më vonë do të mblidhet dhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, ku do të miratohet lista për 100 kandidatë. Burime jozyrtare në PS-së shprehen për “Metropol“ se, pavarësisht se lista e kandidatëve do të shkojë sërish në strukturat e bazës, për të marrë vërejtejt dhe sygjerimet, lista nuk ka për të pësuar asnjë ndryshim.