E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje bamirësie në kujtim të Nënë Terezës

Në përkujtim të 5-vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës u zhvillua dje një mbrëmje bamirësie dhe ankand nën moton "Nënë Tereza, shenja shenjtërie". Në mbrëmje kanë qenë pjesëmarrës përfaqësues të trupit diplomatik, të qeverisë, të komuniteteve fetare, të artit, kulturës. Aktiviteti ka qenë nën kujdesin e Zonjës së Parë, Teuta Topi. Në këtë ceremoni është mbajtur një sfilatë mode e stilistes Merita Tocila, me veshje të frymëzuara nga figura e Nënë Terezës. Veç sfilatës, pjesë e aktivitetit ishte edhe një ekspozitë pikture. Në fund gjithçka u paraqit në ankand. Fondi i mbledhur do t‘i dorëzohet misionit të motrave të Nënë Terezës, të cilat do të jenë të pranishme në mbrëmje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›