E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje e çmendur, 35 gola në 8 ndeshje

 

“Çmendet” Liga e Kampioneve në tetë ndeshjet e para të ditës së tretë. 35 gola në tetë takime, ku rekordin e mban Vilareali me gjashtë gola kundër danezëve të Alborgut. Lioni u përgjigj e pesë gola në Rumani e Arsenali me katër në Turqi. Fitore të mëdha arriti Bajerni, Mançesteri e Juventusi. Në grupin A, Mançester Junaitid shpërtheu në “Old Traford”, duke mundur 3-0 Sëlltikun. Po në grupin E, Vilareali luajti tenis me danezët e Alborgut: 6-3. Në grupin B, Bajerni shpërtheu kundër Fiorentinës me një fitore 3-0. Bajern hodhi një hap të madh drejt 16 më të mirave. Steaua humbi 3-5 me Lionin në një ndeshje dramatike në Bukuresht. Në grupin G, Arsenali fitoi 4-2 në Stamboll me Fenerbaçen vendase. Adebajor (10’), Uollkot (11’), Diabi (22’) e Song (50’) realizuan për anglezët e Arsen Vengerit. Silvestre (19’, autogol) e Guiza (79’) shënuan për Fenerbahçen. Po në këtë grup Dinamo e Kievit shkaktoi një tjetër surprizë, duke mundur Porton në Portugali me rezultatin 1-0: gol i Aliev në minutën e 27-të. Në grupin H, Juventusi fitoi 2-1 me Realin. Del Piero reale një kryevepër në minutën e 5-të, Amauri dyfishoi në të 49’ për bardhezinjtë. Holandezi Van Nistelroi në të 61’ shkurtoi diferencën. Zeniti nuk e shfrytëzoi dot avantazhin e shtëpisë, teksa barazoi në Sënt Petërsburg 1-1 me bjellorusen Bate Borisov. Golat Teke (80’) për Zenitin e Nekhaychik (52’) për Baten.

Rezultatet

Grupi E
Mançester U. – Seltik     3 - 0 
Villarreal - Aalborg      6 - 3

Grupi F
Bajern M. - Fiorentina     3 - 0
Steaua B. - Lion     3 - 5
 
Grupi G
Porto - Dinamo Kiev    0 - 1 
Fenerbahçe - Arsenal     2 - 5
 
Grupi H
Zenit - BATE Borisov     1 - 1
Juventus - Real M.     2 – 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›