Moskë, Gedafi çon ndërmjetës, NATO: Koha skadoi
Moska është bërë një nga ndërmjetëset e krizës libiane, pasi kreu i Libisë, Muamar Gedafi, dërgoi dje ndërmjetësit e tij në këtë vend, ndërsa ata të qeverisë rebele të tranzicionit do ta vizitojnë kryeqytetin rus pak ditë më pas. Besohet se në ndërmjetësimin e Moskës do të kërkohet armëpushimi. Ndërkohë, NATO-ja po shpreh padurim për të përmbyllur misionin në Libi. Mbretëria e terrorit të Gedafit duhet të mbarojë menjëherë. Koha e tij ka skaduar, kanë deklaruar zëdhënës të Aleancës pas deklaratës së prokurorit të Hagës, Lusi Moreno Okampo, për mandatin e arrestimit të tij. Gedafi dje u tradhtua edhe nga ministri i Naftës. Kryetari i Korporatës kombëtare të Naftës, Shukri Ganem, iku në Tunizi, duke e braktisur kolonel Gedafin.