“Mbrojtëm myslimanët në Kosovë”
Presidenti amerikan ka përmendur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të fituar pikë në konferencën për fetë në OKB. Sipas tij, liria fetare është baza e një shoqërie të shëndetshme. Duke iu drejtuar konferencës, që po mbahet në Kombet e Bashkuara për dialogun ndërfetar, Bush ka mbrojtur politikat e administratës së tij lidhur me popullsitë myslimane. "Vendi ynë ka ndihmuar në mbrojtjen e lirive fetare të së tjerëve, duke filluar nga çlirimi i kampeve të përqendrimit në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore e duke vazhduar me mbrojtjen e myslimanëve në vende si Kosova, Afganistani dhe Iraku". Ai shtoi se "nuk jemi të frikësuar të qëndrojmë përbri disidentëve fetarë dhe besimtarëve që praktikojnë fenë e tyre edhe kur një gjë e tillë nuk është e mirëpritur".