Vodafone, koncert dhe parashuta
15/03/2005 Kompania e telefonisë celulare Vodafonë erdhi në këtë festë me ngjyrat, tingujt dhe kontributin e saj. Një skenë e improvizuar në urën qëndrore të bulevardit, e dekoruar dhe pregatitur për shfaqet artistike, lejonte që turma e pafund e njerëzve të gëzuar të vërshonte e të gëzonte me tingujt festivë që dinin prej saj. Për orë të tëra kjo pjesë e bulevardit oshëtinte me muzikën e përzgjedhur, të rinjtë veshur në të kuqe që ekzekutonin numrat e tyre aerobike, si dhe artiste te cirkut, apo dhe publiku qe dëfrente bashkë me to. Mijëra tullumbaca bardh e kuq, si dhe fluturimet me parashuta të organizuara nga kompania në bashkëpunim me shoqatën e aeronautikës, u lëshuan ne qiellin e Tiranës. Kjo festë i përgjigjet dhe filozofisë së Vodafonit: "Kënaqësia e të Jetuarit" (Joie de Vivre).